Një shqiptar, i cili vuan në burgun e Manchesterit një dënim prej 32 vitesh për vrasje, është ekspozuar si përdorues i një telefoni ilegal.
Sipas Mail on Sunday, të cilës i referohet Top Channel, Eugert Merizaj, i dënuar për vrasjen e një rivali Kurd, futet në TikTok e luan lojëra ku nuk mungojnë edhe bashkëbisedueset vajza.
Kur luan këto lojëra në TikTok, thotë kjo gazetë, atij i dërgojnë “gifte”, dhurata nga ata që e ndjekin gjatë lojës. Kjo, thuhet në artikull, është një thyerje e rëndë e masave të sigurisë në burg dhe sipas asaj që ka thënë Merizaj, celulari është futur me dron e më pas ai e ka blerë.
“Nëse ia kapin do të blejë një tjetër për 2000 paund ka thënë shqiptari”, thuhet në artikull.
Merizaj, thotë Mail on Sunday, i cili përdor pseudonimin Babale, në një prej lojërave Live futi një tjetër të burgosur, i quajtur Cameron.
“Të dy flirtuan me një femër, e cila tha se është 21 vjeçe. Ky është shejtan që të bën të qeshësh. A e din ajo që je në burg”, ka thënë Cameron.
Kjo gazetë thotë se ka zbuluar një tjetër fakt se Merizaj ka zhvilluar një lojë Live në TikTok me një tjetër shqiptare që vuan dënim përjetë në Greqi. Merizaj, thuhet më tej në artikull, ishte pjesë e një grupi kriminal të cilët çuan në një shtëpi një shitës kanabisi, Hemawand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019 nga ku e ekzekutuan me plumb në kokë.
Me pas, Merizaj iku nga Anglia dhe shkoi në Belgjikë, nga ku oficerë policie të armatosur e arrestuan e më pas ai u ekstradua në Angli. Për këtë vrasje me Merizajn, janë dënuar edhe tre shqiptarë të tjerë ndërsa tre të tjerë janë në arrati e të kërkuar nga policia.
Pamje:AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Babale#TikTok#TopChannelNews
Информация по комментариям в разработке