Byrek me 12 llojë lakra të egra për ditën e vërës, nga Gatuaj me Marjanën

Описание к видео Byrek me 12 llojë lakra të egra për ditën e vërës, nga Gatuaj me Marjanën

Byrek me 12 llojë lakra të egra për ditën e vërës, nga Gatuaj me Marjanën
Përbërësit për brumin:
3 gota uji me miell
1 gotë me ujë të vakët
3 lugë gjelle me vaj ulliri
1 lugë ëmbëlsire me kripë

Për mbushjen byrekut:

12 lloje lakrash të egra si:
Sasia sipas dëshirës
Pazi, Labot, Lëpjetë, Lulëkuqe, Spinaq, Qumështore, Kopër, Majdanoz, Mëndërz/enexhik, Qepë të njoma, Hudhra, Hither
2 kokrra vezë
300 gr djathë të bardhë
1 ½ gotë uji me qumësht
5 lugë vaj ulliri
Kripë nuk do ti hedhim sepse i kemi shtypur lakrat e egra me kripë plus edhe djathi ka kripë.
1 monedhe
Përgatitja:
Fillimisht bëjmë brumin.
Hedhim të gjithë përbërësit në një enë të thellë dhe përgatisim brumin.
Do të përfitojmë një brumë me fortësi mesatare.
E ndajmë brumin ne 8 pjesë të barabarta ku edhe formojmë 8 toptha ose kulaçka.
Brumin do e lëmë në qetesi 10-15 minuta ku ai do te fitoje butësinë e vetë, kështu edhe petët do të na hapen lehtësisht.
Hapim petët e byreku dhe duke i shtruar në tavë dhe duke i lyer me vaj.
Do të vendosim në tavë 5 petë poshtë dhe tre petët e tjera do ti shtrojmë siper gjellës.
Mbyllim anësoret e petëve dhe e e presim byrekun.
E lyejme me vajë byrekun sipër.
E fusim në furrë në temperatureën 200 grade Celsius për 40-45 minuta.
Ju bëftë mire !

Комментарии

Информация по комментариям в разработке