Fevziu në mjetin e parë që teston urën e re të Kukësit, zbulon koston marramendëse të investimit

Описание к видео Fevziu në mjetin e parë që teston urën e re të Kukësit, zbulon koston marramendëse të investimit

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan

“Ura e Kukësit që lidh Tiranën me Prishtinën, një prej urave më të përfolura për arsye të strukturës së saj jashtëzakonisht interesante dhe ura që konsiderohet me harkun e hapur më të lartë në Europë, sipas projektuesit të saj është gati për t’u hapur. Rreth 2 muaj më parë, ne erdhëm për të parë procesin thuajse përfundimtar të urës që hapet në fund të muajit.

Atë ditë, ndërkohë që po diskutoja me inxhinierët dhe projektuesit e urës, ata më premtuan që mjeti i parë që do të kalojë në urë për të bërë testimin e saj do të jetë një mjet që do të shoqërohet nga kamerat e Tv Klan dhe të emisionit Opinion”, kështu e ka nisur pjesën e tretë të emisionit gazetari Blendi Fevziu.

Premtimi i dhënë para 2 muajsh është mbajtur dhe automjeti në të cilin ka hipur Fevziu ka qenë i pari që ka kaluar në urën e Kukësit për të bërë testimin, rrugë gjatë të cilët ka zbuluar dhe koston e këtij investimi, rreth 35 mln Euro.

Ermal Kondo, inxhinier: 5 mijë ton është e gjithë struktura e çelikut.

Blendi Fevziu: Sa janë kamionët që do të testojmë ne sot?

Ermal Kondo: Kamionët janë në 40 ton.

Blendi Fevziu: Shkojmë ta testojmë. Pra, ky do të jetë automjeti i parë që do të kalojë në urë. Ec Zenel tani, na ectë mbarë. Tani jemi mjeti i parë që kalon nëpër urën e re të Rrugës së Kombit. 310 metra, po gjithë gjatësia që në fillim dhe deri në fund si aks, me gjithë pjesët lidhëse, sa shkon?

Ermal Kondo: Nga mbështetja në mbështetje, jemi 270 metra që nuk ka asnjë pjesë mbajtës, vetëm struktura metalike. Është harku më i madh në rajon, ndoshta dhe në Europë. Në Ballkan është e sigurtë.

Blendi Fevziu: Si e nisët, a nuk iu është dukur e vështirë?

Ermal Kondo: Ishte sfiduese, ishte një punë shumë e veçantë, një punë e re dhe e pabërë ndonjëherë. Është puna e parë e kësaj përmase. Kostoja e urës si investim shkon diku rreth 35 milionë Euro. Unë mendoj se kjo rrugë e ka pasur të nevojshme një vepër të tillë, kaq të madhe dhe kaq të veçantë.

Blendi Fevziu: Tani po i afrohemi fundit. Testi eci mirë.

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке