Pas bregdetit, turizmi malor e kulturor në mediat e huaja

Описание к видео Pas bregdetit, turizmi malor e kulturor në mediat e huaja

Vera që sapo lamë pas ishte një nga vitet e mbara për turizmin shqiptar. Nuk ishin të pakta mediat prestigjoze ndërkombëtare që rekomanduan Shqipërinë si një nga destinacionet e bukura bregdetare që duhej vizituar patjetër në Ballkan. Që nga Italia fqinje, ku gjeje çdo javë artikuj mbi plazhet magjike e deri tek prestigjiozet amerikane, turizmit shqiptar iu bë jehonë e vërtetë.

Edhe pse vjeshta ka trokitur, kjo frymë nuk ndalet mediat e huaja që u rekomandojnë lexuesve të tyre të vizitojnë bukuritë e vendit tonë. Më lënien pas të plazhit, “Financial Time” tregon një tjetër anë të Shqipërisë, atë të turizmit malor. Me artikullin që e titullon malet misterioze të Ballkanit, Martin Fletcher rreket të tregojë bukuritë mbi jetën baritore dhe aventurat jo të vogla që një turiste mund të jetojë në Alpet shqiptare. Duke theksuar mikëpritjen e vizitorëve edhe si pjesë të Kanunit, ushqimin e mirë dhe pamjet magjepsëse që ofron natyra shqiptare, gazetari i FT përshkruan në një artikull të gjatë e të detajuar gjithë pasuritë e çmuara të veriut shqiptar.

Por Shqipëria mirëpret e sigurtë edhe dashamirësit e artit dhe historisë. Turizmit kulturor i bën jehone Wall Street Journal. Në një artikull të ditëve fundit, prestigjiozja amerikane rekomandon qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Një vend për të pasionuarit pas arkitekturës, ky qytet ballkanik është sekreti i ruajtur më mirë, shkruan gazeta.

Gjirokastra, mund të jetë qyteti më intrigues për të cilin nuk keni dëgjuar kurrë, por “Wall Street Journal” e sheh si një kapsulë e vërtetë kohore e Perandorisë Osmane.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке