Poeti i Martirizuar Fazli Greiçevci - Simboli i Flamurit Dokumentar nga RTK

Описание к видео Poeti i Martirizuar Fazli Greiçevci - Simboli i Flamurit Dokumentar nga RTK

Simboli i Flamurit, Fazli Greiçevci u lind me 15 prill 1935, në katundin Sankovc (Flamuras) të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Komoran, ndërsa normalen e regjistroi ne Prishtinë në vitin 1954. Aty bëri tre vite, ndërsa vitin e katërt e kreu ne Prizren. Diplomën pritej ta merrte ne Mitrovicë, por pengesat e pushtetit të atëhershëm bënë që Fazliu te mbetej i padiplomuar. Prej vitit 1960 punoi mësues në katundet Kishnarekë, Poklek dhe Dobroshevc. Një kohë te shkurtër (rreth 6 muaj, sipas pohimit të vëllait Hamdiut), punoi në NGB "Rilindja" të Prishtinës.

Në njërën anë mësues në fshatrat e Drenicës, në anën tjeter, Fazli Greiçevci ishte veprimtar politik dhe atdhetarë, brenda radhëve të "Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve". Me 3 gusht të vitit 1964, UDB-ja famëkeqe Jugosllave e burgosi poetin dhe atdhetarin Fazli Greiçevci. Pas 14 ditësh tortura të parreshtura dhe çnjerëzore, ai vdes në burgun e Prishtinës, me 17 gusht të po ati viti.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке