Pa Gjurme-‘Fiku telefonin,vëllai humbi në Itali’/Familja:Zbuluam se kishte bërë burg, gruaja na tha…

Описание к видео Pa Gjurme-‘Fiku telefonin,vëllai humbi në Itali’/Familja:Zbuluam se kishte bërë burg, gruaja na tha…

Takohet për herë të fundit me një bashkëfshatarin e tij në një stacion treni në Firenze të Italisë, zhduket 40-vjeçari Albert Xheleshi. Me një familje të shëndoshë, babai i dy fëmijëve kishte përfunduar rrugëve, duke bërë nje jete jo të mirë.
Ishte ende një adoleshent kur provoi emigrimin për herë të parë, ndërsa u vendos në Napoli të Italisë, ku nisi të jetojë bashkë me të vëllanë Hamzain. 16-vjecari u pajis me leje qëndrimi, ndërsa kontaktet i mbante të rregullta me familjarët e tij. 10 vite më pas Alberti vendos të martohet ku u bë baba i një djali (Samueli). Dy vite më pas, në 2012 ai kthehet në atdhe bashkë me gruan dhe djalin e tyre ku pas 3 vitesh u bënë baba edhe i një djali tjetër.
Pak para se të shkëpuste kontaktet, Alberti nisi të shfaqte sjellje të dyshimta në familje. Ai i kishte kërkuar disa para borxh një bashkëfshatari të tij, gjithashtu edhe të motrës, ku kjo e fundit i kishte dhënë afro 1mije euro. Më pas në tetor të 2016 niset sërish drejt Italisë. Ishte fundi i dhjetorit, kur për herë të fundit Alberti flet me familjarët e tij ndërsa më pas do të shkëpuste ccdo kontakt. Po në atë muaj ai takohet me një mikun e tij (Muis Koxha), me të cilin konsumon një kafe. Sipas këtij të fundit gjendja e Albertit ishte mjaft e rënduar ndërsa bënte jetën e një endacaku. Pas këtij momenti i riu dibran zhduket për të mos u lidhur më me familjen…Edhe pse rezultonte aktiv nëpër rrjete sociale dhe në telefonin e tij biente zilja, në anën tjetër askush nuk përgjigjej...
Me të bërë denoncimin në policinë italiane i vëllai Hamzai mëson se ne shkurt të vitit 2017 afro një muaj nga humbja e tij, Alberti me një grup prej 5 personash ka kryer 3 ditë burg në Firence, ndërsa është liruar më datë 5 shkurt. Sipas të vëllait, i cili nuk ka reshtur kurrë së kërkuari Albertin, telefonit të këtij të fundit i shkonte zilja deri në prill të 2017, ndërsa më pas rezultoi i fikur. Mister mbetet fati i 40-vjeçarit dibran, ndërsa 8 vite pas familja janë ende në kërkim të tij.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке