Pa Gjurme-Dhunon gruan me fëmijët, më pas i shpëton policisë/ Nëna e frikësuar: Nuk dua… (8.9.23.)

Описание к видео Pa Gjurme-Dhunon gruan me fëmijët, më pas i shpëton policisë/ Nëna e frikësuar: Nuk dua… (8.9.23.)

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Dhunë ndaj bashkëshortes, fjalë fyese ndaj fëmijëve dhe konflikte të njëpasnjëshme, këto ishin kryefjala në shtëpinë e 40 – vjeçares nga personi që zgjodhi për të krijuar një strehëz të ngrohtë familjare. Por që vetëm e tillë nuk ishte, pasi kur babai i familjes ishte në shtëpi, ajo kthehej në një ‘fortesë lufte’. Më shumë qëndronte në emigrim në shtetin grek sesa të përmbushte rolin e babait në kujdesjen e fëmijëve. Nëna e fëmijvë, 2 vajza dhe një djali që vuan nga autizmi kujton me dhimbje kur një ditë, bashkëshorti i saj në debat e sipër e ka kapur për fyti duke dhe e ka shtyrë, duke i kanosur kështu edhe jetën. Dëshmitar të kësaj ngjarje tronditëse kanë qenë edhe fëmijët, ndaj vajza e madhe i kërkoi të ëmës që ta denonconte në polici të atin. Vendosi t’i jap të shoqit një mundësi të dytë, për të qënë në rolin e kryefamiljarit, e për t’u kujdesur për fëmijët sidomos për djalin që vuan nga autizmi, i cili kishte nevojë më shumë se kurrë për dashurinë atërore. Por nuk zgjati shumë dhe sjelljet e njëjta agresive vazhduan. Kështu që ajo vendosi t’i drejtohej dyerve të gjykatës për zgjidhjen e martesës. Prej dy vitesh jeton në Tiranë në një shtëpi me qera, pa asnjë mbështetje financiare nga bashkëshorti për fëmijët. Asaj i duhet të punoj dy punë për të siguruar mbijetesën, teksa pronarët e shtëpisë ankohen për zhurmat dhe të bërtiturat e djalit. Babai i fëmijëve ka emigruar sërish në Greqi dhe prej 1 viti nuk ka kontakt me familjen, duke e braktisur kështu familjen në mes të katër rrugëve në mëshirë të fatit.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке