Top News/ Evropa ‘përmbytet’ nga azilantët / 500 mijë kërkesa vetëm në gjysmën e parë të vitit

Описание к видео Top News/ Evropa ‘përmbytet’ nga azilantët / 500 mijë kërkesa vetëm në gjysmën e parë të vitit

Numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, në Norvegji dhe në Zvicër ra në gjysmën e parë të këtij viti, por vazhdon të mbetet në mbi gjysmë milioni. Të dhënat e reja të Agjencisë së BE-së për Azilin tregojnë se ka patur 513.000 aplikime të reja nga janari deri në fund të qershorit, që do të thotë 6.000 më pak krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023. Statistikat përfshijnë shifra nga të gjitha vendet e BE-së, si edhe nga Norvegjia dhe Zvicra, që nuk janë pjesë e bllokut.
Më shumë aplikime u regjistruan në Gjermani, përkatësisht 124 mijë, ose gati një e katërta e numrit të përgjithshëm. Deri në fund të këtij viti, agjencia e BE-së për azilin, tha se pret më shumë se një milion aplikime në të gjithë rajonin. Sipas të dhënave të saj, rreth 71.000 azilkërkues u regjistruan nga Siria, ndërsa rreth 45.000 nga Afganistani dhe 37.000 nga Venezuela. Shifrat nuk përfshijnë rreth 4.5 milionë njerëz nga Ukraina, që kanë kërkuar strehim në BE dhe kanë marrë mbrojtje të përkohshme, që kur Rusia nisi pushtimin e vendit të tyre në shkurt të vitit 2022


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Azilantet#Evrope

Комментарии

Информация по комментариям в разработке