Dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel - Augustin Palokaj, “60 Minuta”, 02.07.2024

Описание к видео Dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel - Augustin Palokaj, “60 Minuta”, 02.07.2024

Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se pritjet janë të vogla që mund të ketë sukses takimi i të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi respektivisht Petar Petkoviq.

Sipas Palokajt, takimi i Lajçakut me Petkoviqin ka zgjatur më shumë se është pritur, “rreth dy orë”. E tani, Lajçak është në takim me Bislimin.

“Do të shohim në vazhdim a do të ketë takim trepalësh”, ka thënë Palokaj në “60 Minuta” të KTV-së, duke shtuar se interesimi për takimin është i vogël.

“Për momentin mund të themi se dialogu është aty se ku ka qenë tash e pothuajse një vit. Pra pa lëviz para”, ka deklaruar ai.

#dialogu #nivel #kryenegociator #bruksel #augustinpalokaj #60Minuta #ktv #kohavision #kohanet

Për më shumë na ndiqni në:
Web
https://www.koha.net/
https://www.kohavision.tv
KOHA Ditore Online
https:/www.koha.net/koha-ditore/

Facebook
  / kohavisionzyrtare  
  / portalikohanet  
Instagram
  / kohavision.official  
  / kohanetofficial  
Twitter
  / kohavisionktv  
  / portalikohanet  

Комментарии

Информация по комментариям в разработке