Klan News - Ish-avokati i Trump dëshmon në gjyqin ndaj tij

Описание к видео Klan News - Ish-avokati i Trump dëshmon në gjyqin ndaj tij

Ish-avokati i Donald Trump-it, Michael Cohen dëshmoi për herë të parë në gjyqin ndaj ish-presidentit amerikan. Gjatë dëshmisë ai u shpreh se ish-presidenti ishte i zemëruar për faktin që ish-aktorja e filmave pornografikë Stormy Daniels, po përpiqej ta shiste historinë e saj në vitin 2016, mbi një takim intim me të. Cohen tha se Trump i kishte thënë atij se, nëse historia bëhej publike, do t'i shkaktonte një dëm serioz fushatës së tij për t'u zgjedhur.

"Ai më tha se, do të ishte një katastrofë totale për fushatën. Gratë do të më urrejnë", tha Cohen gjatë dëshmisë së tij në gjyqin penal ndaj ish-presidentit. Në qendër të gjyqit është shuma prej 130,000 dollarësh, me të cilën Cohen pagoi Daniels, për të heshtur.

Më pas sipas prokurorëve Trump e rimbursoi Cohen dhe pagesën e regjistroi si shpenzim ligjor të kompanisë, që sipas prokurorëve përbën shkelje ligjore. Prokurorët thonë se pagesa për Daniels nuk është e vetmja që është bërë për të mos dëmtuar ish-kandidatin në fushatën elektorale. Një tjetër grua, ish- modelja e revistës 'Playboy' Karen McDougal po ashtu është paguar nga ish-botuesi i tabloidit ‘National Enquirer’, David Pecker, me 150 mijë dollarë për të heshtur për marrëdhëniet e saj me Trump.

Sipas Cohen, në qershor 2016, një muaj përpara Konventës Kombëtare Republikane, ai kishte mësuar nga tabloidi se ish-modelja e revistës ‘Playboy’ Karen McDougal, po kërkonte të shiste të drejtat e historisë së saj, për një lidhje të dyshuar 1-vjeçare që ajo thoshte se kishte pasur me Trump. Prokuroria thotë se Trump, Cohen dhe Pecker, kishin ranë dakord të zbatonin një skemë për të hequr nga qarkullimi çdo histori të mundshme negative që mund të dëmtonte imazhin e Trump.

Në vitin 2018 zoti Cohen u deklarua fajtor për shkelje të ligjit federal mbi financimin e fushatës, lidhur me pagesën për Daniels. Ai ka dëshmuar se ishte Trump ai që e kishte udhëzuar atë ta paguante ish-aktoren e filmave për të rritur por prokurorët e asaj çështjeje federale, nuk ngritën akuza ndaj ish presidentit amerikan, për ndonjë shkeljeje penale. Trump është deklaruar i pafajshëm dhe mohon të ketë patur marrëdhënie seksuale me yllin e filmave për të rritur. Ai e quan çështjen ndaj tij, një përpjekje të motivuar politikisht për ta penguar atë ndërsa rikandidon për Shtëpinë e Bardhë.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Комментарии

Информация по комментариям в разработке