DËGJOJE ME VESHET E ZEMRËS - Pasojat e mëkateve | Hoxhë Enis Rama

Описание к видео DËGJOJE ME VESHET E ZEMRËS - Pasojat e mëkateve | Hoxhë Enis Rama

Trajtim i një çështjeje madhore e cila është elementi kryesor në këtë botë dhe njëherësh elementi kryesor i shkatërrimit në këtë botë.

Aliu رضي الله عنه ka thënë: "Nuk ka ndodhur fatkeqësi në këtë tokë, përveçse për shkak të gjynaheve, dhe nuk është larguar ajo veçse me pendim."

Eh, sa të shëmtuara dhe të rrezikshme janë pasojat e mëkateve, të cilat janë të shumta:
1. Mëkatet bëhet pengesë/ perde për ta kuptuar të vërtetën.
2. Mëkatet bëhen shkak për vetminë shpirtërore dhe humbjen e kënaqësisë reale.
3. Mëkatet të vështirësojnë çdo punë.
4. Mëkati e sjell mëkatin
5. Të gjitha krijesat ia shohin sherrin atij që bën mëkat.
6. Mëkatet e fikin zjarrin e xhelozisë në zemrat e njerëzve.
7. Mëkatet janë shkak për humbjen e turpit.
8. Mëkatet janë shkak për fatkeqësi në tokë.
9. Mëkatari e shndërron veten e tij nga një krijesë e lirë, në rob të shejtanit.
10. Ai që bën mëkate, i prish raportet me Allahun.
11. Ai që bën mëkate, i ndihmon armikut të tij.

Ndër rreziqet më të mëdha: Ai që bën mëkate, i prish raportet me Allahun. E ai që i prish raportet me Allahun, kush e ruan atë, kush kujdeset për të, kush e mbron, kush i përgjigjet lutjeve dhe kërkesave të tij, kush e shpërblen dhe kush ia falë, kur njeriu e humb Allahun?

Ndegjo Kuran - Shqip - 💬📲 Dëgjojeni dhe Shpërndajeni me të afërmit, me miqtë, apo me secilin që mund të përfitojë, në mënyrë që të jetë sadaka rrjedhëse për mua dhe për ju...
•••
وَذَكِّرۡ فَإِنَّ ٱلذِّكۡرَىٰ تَنفَعُ ٱلۡمُؤۡمِنِینَ ۝
🖋 "Përkujto, sepse përkujtimi u bën dobi besimtarëve!" [Kur'an 51:55]
•••
من دلَّ على خير، فله أجر فاعله. [رواه مسلم]
🖋 "Kush udhëzon në të mirë, ka shpërblim njësoj si ai që e vepron atë!" [Transmeton Muslimi]
•••

Комментарии

Информация по комментариям в разработке