Historia e rrallë, jetimi zbulon motrën live në emision pas 47 vitesh

Описание к видео Historia e rrallë, jetimi zbulon motrën live në emision pas 47 vitesh

Emision nga arkiva e emisionit "Me zemer te hapur" nga Evis Ahmeti
21 qershor, 2016
Dritan Mazi ka lindur më 18 qershor të 1969. Në certifikatën e lindjes ka të shënuar emrin e nënës dhe babait, përkatësisht Zyra dhe Prend Shëngjergji, por ai nuk I ka njohur kurrë. Imazhet e para që ruan në memorjen e tij janë ato të shtëpisë së fëmijës në tiranë “Zyber Hallulli”. Në moshën 4-vjecare nga një familje në Barbullush të Shkodrës dhe vetëm 6 vite më pas ata I kanë treguar të vërtetën e madhe që nuk ishte fëmija bioligjik I tyre. Para disa kohësh kanë shkuar në shtëpi dhe e kanë takuar disa persona të cilët I kanë dhënë dhe disa informacione. Sipas tyre babai kishte vdekur herët ndërsa nëna ka jetuar deri në vitin 2010. Ai ka një motër që jeton në Gjermani me njerkun. Në pamundësi për ta takuar në Tiranë, këta persona ashtu sic e kishin lënë, ai u ka marrë një numër telefoni I cili më pas dilte I padisponueshëm. Prindërit që e kanë rritur nuk jetojnë më, por ia mban fort në zemër dashurinë dhe respektin që ata kanë treguar gjatë gjithë jetës. Pas largimit të tyre nga jeta, marrdhëniet me të afërmit kanë ndryshuar. Ata tashmë e shohin si të huaj dhe jo si pjesë e familjes së tyre. Dritani ka një sërë dilemash që kanë munduar gjatë këtyre viteve. Ai është mirënjohësh ndaj atyre që e rritën por dëshiron të njohë ata me të cilët e lidh gjaku për të pasur mundësi t’I japë fund të gjitha pyetjeve që I bënte vetes, kur ishte ende shumë I vogël. Dritani kërkon të dije se kush është, nga vjen, cila është familja e tij, përse e braktisën. Dritani kërkon të dijë të vërtetën e jetës së tij.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке