Fitorja e komunistëve| ABC Story

Описание к видео Fitorja e komunistëve| ABC Story

Më 9 Tetor të 1944 Kryeministri britanik, Winston Churchill dhe Ministri i Jashtëm, Anthony Eden  do të mberrinin në Moskë për një mision sekret. Pas hyrjes vendimtare të ushtrive të Hitlerit në Stalingrad nga Ushtria e Kuqe dhe hapjes së frontit të dytë nga aleatët fati i Luftës së Dytë Botërore tashmë ishte vendosur. Kjo e bënte më tepër enigmatike vizitën, për më tëpër Churchill nuk e kishte marrë me ngut, ai do të ishte mysafiri i Stalinit për 10 ditë me radhë.

U desh të rridhte shumë kohë nga kjo vizitë që gjithçka të qartësohej, u tha se qëllimi primar i vizitës ishte të bindej Stalini që të futej në luftë me Japoninë. U pohua gjithashtu, se të dy bashkë kishin rënë dakord të dizenjonin edhe kufinjtë e Ballkanit të pas Luftës.

Divizionet e Ushtrisë së Kuqe po depërtonin thellë e më thëllë në Ballkan duke shtrirë pas vetes edhe perden e kuqe të pushtetit komunist. Britanikët nuk mund ta lejonin këtë ata kishin interesa të forta në Ballkan sidomos në jug të tij, ku më tepër grekët por edhe jugosllavët kishin qenë dhe mbeten aletë strategjikë të tyre. Ballkani duhet ndarë duke respektuar interesa Britanike, e ndërsa bisedimet ishin në zhvillim e sipër Churchill i zgjat Stalinit një copë letër që më pas do të njihej si dokumenti jozyrtar i marrëveshjes së përqindjeve. Sipas tij Rumania duhet të ishte 90% nën influencën Sovjetike dhe 10% nën influencën Britanike dhe Amerikane. Greqia 90% në influencën Britanike dhe Amerikane 10% në influencën Sovjetike, Jugosllavia 50 me 50 , Hungaria po ashtu dhe në fund Bullgaria 75 % nën influencën sovjetike dhe 25% nën influencën e Britanikëve dhe Amerikanëve. Gjithsesi historia njeh faktin se në realitet britanikët ndihmuan komunistët.
Këto dhe të tjera detaje do ti mësoni në dokumentarin që sjell “Abc Story”, përmes dokumenteve të kohës./abcnews.al

Комментарии

Информация по комментариям в разработке