Gjylja i tregon flinë e Kukësit, reagimi i Fevziut i thotë të gjitha: Auuu, po hëngra këtë unë...

Описание к видео Gjylja i tregon flinë e Kukësit, reagimi i Fevziut i thotë të gjitha: Auuu, po hëngra këtë unë...

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Nuk ka asgjë më interesante në Kukës sesa flija. Siç thonë edhe qytetarët kuksianë, flija aty është më e mirë se në çdo zonë tjetër të Shqipërisë, duke përfshirë dhe atë të Kosovës.

Këtë të mërkurë në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetari Blendi Fevziu, ka shkuar pikërisht në Kukës, për të parë se si bëhet ky ushqim tradicional shqiptar.

Ai takohet me Gjyle Elezin, një banore që gatuan fli dhe e shpërndan atë në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Fli me porosi, por mbi të gjitha fli e bërë me duart e jashtëzakonshme të Elezit, e cila rrëfen se këtë teknikë e ka mësuar kur erdhi nuse nga Hasi, në Kukës.
Blendi Fevziu: Ma trego njëherë flinë. Auuu, flija. A ia vendos të ngrohtë atë?

Gjyle Elezi: Po.

Blendi Fevziu: Edhe këtë e vendos tek zjarri prapë që të ngrohet?

Gjyle Elezi: Po.

Blendi Fevziu: Po pse, tre kapakë përdor për një fli?

Gjyle Elezi: Tre…

Blendi Fevziu: Edhe më shumë ë?

Gjyle Elezi: Edhe më shumë se duhet me u (hap kapakun ku po piqet flija)…

Blendi Fevziu: A e bëj dot unë flinë?

Gjyle Elezi: Tani nuk e di unë a e bën, por nuk mund ta bësh kollaj.

Blendi Fevziu: Po pse mund të mos e bëj unë? Çfarë është ai që po i hedh?

Gjyle Elezi: Qulli.

Blendi Fevziu: Me se e bën qullin, me qumësht?

Gjyle Elezi: E bëjmë me 5 kile ujë.

Blendi Fevziu: 5 kile ujë edhe?

Gjyle Elezi: 2 lugë kripë edhe 3 kile mjell.

Blendi Fevziu: Po yndyrë?

Gjyle Elezi: Jo yndyra në qull nuk hyn.

Blendi Fevziu: Sa vjet ke që e bën flinë?

Gjyle Elezi: Që kur jam martuar.

Blendi Fevziu: Po të shkoje tek burri, pa fli nuk quhej?

Gjyle Elezi: Jo jo, po tani duhet me mësuar, të gjitha veset e burrit duhet që t’i mësojmë.

Blendi Fevziu: Pse burri flinë kishte qejf? Po edhe në shtëpinë tënde do kesh bërë fli?

Gjyle Elezi: Po me nënën.

Blendi Fevziu: Kam 1 muaj e gjysmë që nuk ha që të bie nga pesha, po e hëngra këtë unë, sa kile shkoj?

Gjyle Elezi: Jo më burrë as një kile nuk je duke shtuar për një fli.

Blendi Fevziu shpërthen në të qeshura. /tvklan.al

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке