“Akuzat nga arratia”, Edi Rama: Arben Ahmetaj është i kërkuar nga drejtësia, nuk i përgjigjem

Описание к видео “Akuzat nga arratia”, Edi Rama: Arben Ahmetaj është i kërkuar nga drejtësia, nuk i përgjigjem

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan
#edirama

“Unë nuk bëj komente për të gjitha çështjet e drejtësisë, imagjinoni të bëj komente për një njeri që është në kërkim nga drejtësia”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga kryeministri i vendit, Edi Rama në lidhje me akuzat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj ndaj tij.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama thotë se nuk i përgjigjet një personi që është në kërkim nga drejtësia teksa shton se ky fakt tregon shumë.

Blendi Fevziu: Ke akuza konkrete nga zëvendëskryeministri yt që thotë se keni porositur shokët tuaj dhe njerëzit që keni në krah. Thotë se keni bërë emisione të porositura me akuza ndaj tyre. Ajo që bën i yti thonë është pak e rëndë, por nuk ke çfarë i bën, ta thotë.

Edi Rama: Këto janë llafe. I imi që të jemi të qartë quhet Zaho Rama, Greg Rama, Rea Xhillari. Je konsumatori më agresiv i minutave të tua.

Blendi Fevziu: Thatë që më akuzon Zoti Berisha, tani del që të akuzon Zoti Ahmetaj.

Edi Rama: Cili Zot more cili Zot, që Zoti e ndihmoftë. Unë fola për akuzat kriminale që i bëhen familjarëve për shkak të luftës politike me mua, nëse të bezdis retorika ime, bëje ti më të mirë. Po si shkon tek familja. Unë këtë gjë nuk e kam bërë. Mund të ketë pasur momente që kam thënë fjalën e fundit…

Blendi Fevziu: A keni koment për akuzat e Arben Ahmetajt, 2 ju kam nxjerrë unë këtu: Një që ju akuzon për problemet e familjarëve tuaj dhe një që thotë që ju keni qenë personi që keni porositur shkrime dhe emisione kundër të tjerëve dhe kundër tij personalisht. Ka qenë njeriu juaj politik. A keni një koment?

Edi Rama: Unë nuk të iki nga pyetja nëse me jep mundësi për t’u përgjigjur. Unë nuk bëj komente për të gjitha çështjet e drejtësisë, imagjinoni të bëj komente për një njeri që është në kërkim nga drejtësia. Çfarë komenti kërkoni të bëj për një njeri që është në kërkim nga drejtësia? Ore nuk është. Që në kohën e romakëve është ndarë kjo punë. Është një njeri i kërkuar nga drejtësia. Nëse ke interesa të dish në lidhje me trajtimin e temës. Një njeriu në kërkim nga drejtësia nuk i përgjigjem. Fakti që një njeri është në kërkim flet më shumë.

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке