Stop - 3 Tetor 2024 (Emisioni i plotë)

Описание к видео Stop - 3 Tetor 2024 (Emisioni i plotë)

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Mos e humbni videon e rrallë të Flamur Nokës 26 vjet me parë…

Parlamenti nuk mundi të zhvillojë sot një seancë normale.Deputetët e opozitës, shumica të pëjashtuar nga punimet e Kuvendit, nuk lejuan kolegët socialistë të hynin në sallë. Më pas ata dogjën 4 manekinë në oborrin e parlamentit. Protagonist i këtyre situatave u bë Flamur Noka. “Stop” sjell pamjet e rralla të deputetit demokrat 26 vjet më parë me përparese mjeku e stetoskop në qafë.

Çudia, rezulton me dy baballarë të ndryshëm, detyrohet të hapë gjyq

Problematika e rradhës na con në vitet 79-90 në kooperativën bujqësore Lac-Brucë të Burrelit.Vere Lata, është një prej atyrë, që ka punuar në këtë kooperativë në vitet 1974-1978. Kur mbushi moshën e pensionit, nisi të bëjë dokumetacionin e kërkuar dhe pa, se për vitet e punës në Prellë, del me Vera Hasan Lata, ndërkohë që babai i saj quhet Xhaferr. Hajrie Dajçi ka qenë ish-ekonomistja e kooperativës, që ka bërë gabimin.Ky gabim është pasqyruar edhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ndërsa mbiemri i vajzërisë nga Gjakrosa është bërë Xhakrosa.Në këto kushte avokatja e saj Suela Zade, shpjegon, se është mbyllur një proces në shkallën e parë dhe tani pritet Apeli në Gjykatën Administrative të Tiranë.Ne interesohemi në këtë institucion, ku na thuhet, që cështja i është caktuar Rezarta Aliut. Kjo cështje është e vitit 2023, por Gjykata po shqyrton vitin 2017.Pas ndërhyrjes sonë, rasti i pensionit të zonjës do të përshpejtohet.

Dosjet në rradhë për gjykim prej 7 vjetësh, por ka dhe përjashtime…

Në shkurt 2020 kemi transmetuar një investigim mbi mënyrës, sesi u zgjodh Nikoll Deda President i Urdhrit të Stomatologut.Prokuroria e Tiranës e ka pezulluar zotin Deda nga detyra për këtë fakt dhe abuzime me fondet dhe nepotizëm në drejtim.Ky konflikt shkoi nëGjykatën Administrative, ku denoncuesi Almiro Gurakuqi, president i urdhrit të stomatologut Tiranë goditi vendimin, që bëri president të madh në shkeljeNikoll Dedën.Në shkallën e parë Administrative Nikoll Deda e fitoi cështjen, ndërsa në Apel iu caktua gjyqtares Rezarta Aliu.Sot jemi para faktit, që kjo gjyqtare ka dalë me një vendim, për ta gjykuar këtë cështje jashtë radhe, gjë që shkakton dyshime për favorizim, kur cështjet e tjera presin në radhë prej vitit 2017 apo 2018.Ne e pyetëm d
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке