Zhdukja e Maradona Ibrahimit/Shokon e ëma: I blija dr*gën djalit të mos vidhte- Pa Gjurmë

Описание к видео Zhdukja e Maradona Ibrahimit/Shokon e ëma: I blija dr*gën djalit të mos vidhte- Pa Gjurmë

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Emisioni ''Pa gjurmë'' vijon ende kërkimet për te rene ne gjurmet e Maradona Ibrahimit, që u zhduk më 1 gusht të vitit 2019. Atë ditë i riu po kthehej nga spitali i Tiranës bashkë me nënën, ndërsa nuk kishte pranuar të vazhdonte kurimin, pas krizave nervore që kishte pësuar. Ishte ajo ditë e zezë kur nënë e bir do të ndaheshin përgjithnjë nga njëri tjetri në Urën e Lumit në Gjirokastër.
Pak orë më pas, nënës i vjen një telefonatë nga Maradona, i cili ndodhej në Sarandë. Një telefonatë e shkurtër, ku i riu pyet nënën se ku ndodhej, por më pas shkëputet.
Nga një djalë i edukuar jeta e tij mori një tjetër kthesë, ndërsa ra ’pre’ e lëndëve narkotike. Një muaj para se të humbte gjurmët ai pati shfaqur probleme me shëndetin mendor, si rezultat i përdorimit të tyre, ndërsa ishte kuruar disa herë në Tiranë. Por jeta për të ka qenë mjaft e vështirë sepse kur ishte vetëm 4 vjec nëna dhe katër fëmijët emigruan në Greqi, pasi babai i la jetim. Prej 19 vitesh Maradona jetoi në Greqi, ndërsa u bë baba i një djali, të cilin e braktisi në moshën 6-vjeçare, pas kthimit të tij në Shqipëri. Aty ku edhe humbi gjurmët. Rastësisht ka qëlluar që Maradona disa ditë para se të humbiste dha një intervistë për gazetarin Pirro Nase, ndërsa foli për problematikat e faturave të energjisë. Sot, ai rezulton ende i humbur ndaj ne sjellim këtë intervistë nga arkivi i kolegut Nase duke vazhduar të kërkojmë ende ndihmë për gjetjen e të riut.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке