Vatra: Kufiri i hekurt dhe kloni me gjemba ndan familjet per se gjalli! | ABC News Albania

Описание к видео Vatra: Kufiri i hekurt dhe kloni me gjemba ndan familjet per se gjalli! | ABC News Albania

Vatra ka risjellë këtë herë kujtimet e një të kaluare jo edhe aq të largët të kohës së diktaturës, kur kufiri I hekurt dhe kloni me gjemba ndau për së gjalli familje të tëra, ndau nënat me bijat dhe djemtë, ndau vëllezër e motra, ndau nënë e babë, ndau fëmijët nga prindërit. Kjo ndarje ishte edhe më tragjike për dy Dibrat, Dibrën e Madhe dhe Dibrën e Vogël, të cilat I ndau jo vetëm kufiri shtetëror, por edhe kloni.

Dibra me një emër e dy mbiemra, Dibër e Madhe dhe Dibër e Vogël, e ndarë nga kufijtë shtetërorë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është një nga vendet më të bukura në trojet e banuara me shqiptarë. Por edhe një nga vendet me historinë më të trishtë. Jemi nisur nga juglindja e Shqipërisë, drejt Strugës e më pas Dibrës së Madhe, duke pasur shumicën e kohës një pasqyrë gjarpëruese të Drinit të Zi, që rrjedh hijerëndë duke krijuar hapësira të mëdha, në një ngjyrë të thellë të blusë me të gjelbrën. Pak më poshtë, duket qyteti që njihet për 9 Malet e Dibrës dhe lumin Drini I Zi, me të gjitha degëzimet e tij mbresëlënëse.

Emri i qytetit përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Luftërat ballkanike të viteve 1912-13, ishin fatkeqe për qytetin që kishte luftuar për tu cliruar njëherë e përgjithmonë nga pushtuesit.

Dibra iu dorëzua mbretërisë serbo-kroato-sllovene si shpërblim pas luftës së parë botërore. Në periudhën 1915-1918 u pushtua nga bullgarët dhe nga viti 1929 deri më 1941, ishte pjesë e mbretërisë së Jugosllavisë së parë. Gjatë pushtimit fashist, ishte protektorat I Italisë dhe me kapitullimin e Italisë, ra në duart e Gjermanisë. Në vitin 1944, pas dy muajsh luftë, midis Frontit antifashist nacional-clirimtar dhe forcave gjermane, komunistët e udhëhequr nga Haxhi Lleshi, cliruan qytetin më më 30 gusht 1944. Vendosja e komunizmit në Shqipëri dhe Jugosllavi, e ktheu Dibrën në Jugosllavi.

Qyteti dhe zona përreth që kishte qenë udhëkryqi kryesor ku kalonte Via Egnatia, mbeti e izoluar dhe me pak burime jetese ndërkohë që pjesa më e madhe e fshatrave të tij mbetën në pjesën brenda Shqipërisë.

Tragjedia më e madhe mbetet vendosja e dhunshme e kufirit midis dy Dibrave, vecanërisht pas luftës së dytë botërore, I cili I ndau njerëzit për së gjalli. Ndau nënat me bijat dhe djemtë, ndau vëllezër e motra, ndau nënë e babë, ndau fëmijët nga prindërit dhe prindërit nga fëmijët.

Kësaj vuajtjeje i shtohej edhe egërsia e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Kalojmë në anën tjetër të kufirit, brenda Shqipërisë shtet, aty ku Zenel Capa, nga familja e Mexhit Capës, na pret në kufi, në Bllatë. Dajat e Zenelit jetojnë në anën tjetër të kufirit dhe ai nuk ka arritur ti shohë deri në vitet 90.

Kufiri midis dy Dibrave ishte i frikshëm në kohën e diktaturës. Tela me gjemba dhe një fjalë që brezat e rinj nuk e dinë dhe të vjetrit, janë munduar ta harrojnë, kloni.

Shtëpitë ishin deri në 3 metra afër klonit dhe duhet të lajmëronin edhe kur kafshët shtëpiake e kalonin atë.

Ndjekim me Zenelin gjithë vijen e klonit, I cili e përfshinte fshatin brenda tij, por tokat për tu punuar ishin jashtë telave me gjemba. Kloni kishte të ashtuquajturat porta nga ku bujqit me leje të posacme, dilnin në 7 të mëngjesit dhe ktheheshin në 7 të mbrëmjes nën syrin vigjëlues të rojave të kufirit.

Dy Dibrat kanë vuajtur shumë, nga diktatura, nga komunizmi, nga jugosllavizmi, dhe nga rruga, e cila gjarpëron frikshëm mes malesh. Nëse Rruga e Arbrit do të kishte përfunduar sic është premtuar aq shumë, Dibra dhe dibranët do ta kishin Tiranën një orë e gjysëm larg. Ndërsa tani ecim me orë të tëra për të arritur në kryeqytetin e zhurmshëm shqiptar. Kryeqyteti tjetër, që dikur kishte shumicë shqiptare, Shkupi, është 131 km larg. Në cdo rast, Tirana është qyteti më I afërt, gjithmonë kur të përfundojë Rruga e Arbrit. Të dyja Dibrat kanë nevojë të rrëzojnë këtë klon të mbetur, rrugën e rrezikshme që më shumë lidh mallet sesa zonat e banuara.

Autoritetet kanë premtuar se rruga do të bëhet dhe në të duket që po punohet. Por siç thotë një shprehje e urtë dibrane, “nga e thana në të banë, asht një mal I tanë”, që po të zbrisnim pak më poshtë në jug, do të thoshin, nga e thëna në të bërë, është në mes një mal i tërë.
Per informacionet me te fundit klikoni:

Web: http://abcnews.al/

Facebook:   / abcnews.al  

Instagram:   / abcnewsal  

Subscribe kanalin tone ne: youtube:   / abcalbanian  

#abcnews #abcnewsalbania

Per informacionet me te fundit klikoni:

Web: http://abcnews.al/

Facebook:   / abcnews.al  

Instagram:   / abcnewsal  

Subscribe kanalin tone ne: youtube:   / abcalbanian  

#abcnews #abcnewsalbania

Комментарии

Информация по комментариям в разработке