#ArditGjebra #EdielaShqiptare #TvKlan #KaNjeMesazhPerTy #florenc #ervehe #eriselda #transplant #veshke #greqi #nene #familje #mrekulli#kucove
Në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty”, nënë e bir, Erveheja dhe Florenci me sytë që flisnin më shumë se fjalët, treguan një episod mjaft të vështirë të jetës së tyre.
Rrëfimi nisi si historia e shumë familjeve shqiptare: fëmijët u rritën, u martuan… por lumturia u përplas me një diagnozë të rëndë. Probleme nefrologjike. Florenci kishte probleme të rënda me veshkat.
Kur shpresa dukej se varej mes procedurave, analizave dhe pritjes së pafund, ndodhi mrekullia. Nga Greqia, vajza e familjes, Eriselda, që Florenci e quan “binjakja ime”, mori vendimin që ndryshoi gjithçka: “Lotët tuaj do t’i shter unë. Jetën time do ta ndaj në gjysmë me vëllain.”
Ardit Gjebrea: Mirëpo fëmijët u rritën, u martuan...
Erveheja: U rritën, u martuan dhe na doli problem në shëndetin e Lencit. Dhe tek problemi i shëndetit të Lencit e morëm fillimisht si diçka, që gjithë të tjerët sëmuren.
Ardit Gjebrea: Çfarë kishe?
Florenci: Probleme nefrologjike, me veshkat.
Ardit Gjebrea: Që shkuan deri në çfarë faze?
Florenci: Deri në fazën e dializës.
Ardit Gjebrea: Sa kohë shkove me dializë?
Florenci: Një vit e gjysmë.
Ardit Gjebrea: Çfarë të thanë mjekët?
Florenci: Ngelet vetëm transplanti i veshkës.
Erveheja: I kam thënë një nefrologu këtu në Shqipëri, që “çfarë mund të bëj unë për djalin, unë kam qenë në një kasolle dhe sot jam në një vilë, do ta shes dhe do rri pa kasolle”. “Dëgjo motër”, më tha “kujto që të vesh, kjo është diagnoza e djalit, por ta shtyjmë disa vite”. Vazhduam mjekimet për 26 vjet dhe pas 16 viteve nuk shtyhej më me mjekime. Arritëm në dializë. Dializën e bëmë në Berat, një ditë po dhe një ditë jo. Iu futëm rrugës për të ditur se si funksiononte puna e transplantit. Vijmë dhe pyesim dhe e dinim që po të kishe lekë gjithçka rregullohej, por jo. Nuk qenka gjithçka leku, kam shkuar tek mjekja këtu në Tiranë dhe i kam thënë më trego procedurën se si mund të shkojmë deri te transplanti.
Ardit Gjebrea: Çfarë të tha?
Erveheja: Më thotë që transplanti bëhet në këtë formë, prindërit vëlla, motër, vëlla/motër nga babai dhe vëlla/motër nga mamaja.
Florenci: Deri te kushëriri i parë. Hidhet motra e vogël, që unë ia kam ngjitur emrin “binjakja ime”.
Erveheja: Vajza, Eriselda jeton në Greqi dhe na pa në internet, e kuptoi dhe tha ‘lotët tuaja do i shter unë dhe jetën time do ta ndaj në gjysmë me vëllain’.
E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve.
#EDielaShqiptare #ArditGjebrea #TVKlan
Информация по комментариям в разработке