Ikën Gianni De Biasi. Lë drejtimin e Kombëtares, përlotet para mediave

Описание к видео Ikën Gianni De Biasi. Lë drejtimin e Kombëtares, përlotet para mediave

Trajneri Gianni De Biasi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Pas njoftimit të djeshëm, se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp, bashkë me presidentin e FSHF-së Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.
Gianni de Biasi: Kjo është një faqe e përvojës time profesionale në Shqipëri, që kurrë nuk do kisha dashur ta shkruaja. Kam menduar dhe medituar gjatë dhe dëshiroj t'ju bëj me dije, se që nga dita e sotme nuk jam më trajner i ekipit Kombëtar të Futbollist të Shqipërisë. Do të ndalem këtu, sepse dëshiroj të mendoj për të mirën dhe rritjen e ekipit. Besoj se e kam përmbushur detyrën time, e cila më ka lejuar mua për të nxjerrë nga këta djem ato cilësi, që në të kaluarën e afërt kanë bërë të mundur të jetojnë ëndrrën evropiane. Gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar me pasion të madh, me një entuziazëm të ri, falë edhe rezultateve dhe furisë ngjitëse të të gjithë Shqiptarëve në atdhe dhe të gjithë shqiptarëve të shpërndarë anembanë botës.
Ndërsa presidenti i FSHF-së Duka deklaroi, se nuk mendon që cikli i De Biasit me Kombëtaren tonë kishte përfunduar.
Armand Duka: Në asnjë rast nuk ka qenë mendimi im, që të mos vazhdojë më tej. Gianni de Biasi është trajneri më i mirë për mua i skuadrës Kombëtare Shqiptare. Raporti miqësor nga sot e tutje do jetë akoma më i madh dhe më i mirë.
------------------------------------------
IN Tv Albania

Follow us:
  / intvalbania  
  / intvalbania  
  / intvalbania  

Offcial website:
http://intv.al

Комментарии

Информация по комментариям в разработке