Menopauza është një fazë natyrale e jetës së çdo gruaje, por shpeshherë mbetet një temë e mbuluar me heshtje, keqkuptime dhe tabu. Për shumë gra, ajo shoqërohet me pasiguri, ndryshime fizike e emocionale, dhe pyetje të shumta që rrallë marrin përgjigje të qarta. Çfarë ndodh realisht me hormonet? Pse shtohet pesha? A ndikon menopauza në jetën seksuale? Dhe si mund të menaxhohen luhatjet e humorit? Në këtë bisedë të hapur dhe pa paragjykime në "Rreze Dielli", flasim për gjithçka që duhet të dimë rreth menopauzës: nga ndryshimet hormonale dhe ndikimi i tyre në trup, tek sfidat me peshën, pagjumësinë, thatësinë vaginale dhe dëshirën seksuale. Do të ndalemi edhe tek gabimet më të zakonshme që bëjnë gratë gjatë kësaj periudhe, si neglizhimi i kontrolleve mjekësore, vetë-mjekimi me hormone apo moskujdesi ndaj ushqimit të duhur. "Menopauza nuk është fundi i feminitetit, por një kapitull i ri që kërkon informacion dhe kujdes,” thekson Shkëlqim Balili, mjek gjinekolog. Sipas tij, edukimi dhe mbështetja profesionale janë çelësi për ta kaluar këtë fazë me më shumë qetësi dhe vetëbesim. Menopauza pa tabu do të thotë të flasim hapur për hormonet, për ndryshimet në trup dhe në humor, për ndikimin në marrëdhënien në çift dhe për mënyrat konkrete se si mund të përmirësojmë cilësinë e jetës. Sepse çdo grua meriton ta jetojë këtë fazë me dinjitet, informacion të saktë dhe mbështetjen e duhur.
“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buëqeshje!
Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/
Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania
Follow Report Tv on Facebook: / reporttval
Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom
Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al
Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom
Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom
Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom
#rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme
Информация по комментариям в разработке