Ka nje mesazh per ty - Mesazhi i vecante i Eves! (28 Shkurt 2021)

Описание к видео Ka nje mesazh per ty - Mesazhi i vecante i Eves! (28 Shkurt 2021)

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Eva Dori e cila ka ardhur nga Filadeflia vetëm për të surprizuar Zamirën, një mikeshë të saj që ka qenë shtysë për t’u bërë një personazh publik dhe prezantuese e një emisioni social. Ajo tregon se Zamira pranoi të shkonte si e ftuara e parë në emision për të rrëfyer historinë e jetës së saj private, ku më pas ka hequr shumë dhe nëse do kthehej pas në kohë Eva nuk do pranonte të bënte atë intervistë.

Marsela Çibukaj: Zamira çfarë historie solli në emision?

Eva Dori: Zamira solli historinë e jetës së saj, të cilën unë po të kthehesha pas duke ditur se çfarë hoqi ajo më pas me atë intervistë nuk do doja kurrë ta kishte bërë, prandaj dhe unë sot jam këtu. Nëse unë u bëra gazetare sot ia dedikoj edhe shumë miqve të mi, por edhe asaj.

Marsela Çibukaj: Sa vite keni që nuk takoheni me Zamirën?

Eva Dori: Plot vite, tani në Filadelfia realizoj një emision tjetër televiziv dhe ajo është e para e cila më thotë bravo që ke realizuar këtë emision në emigracion dhe nëse ajo të thotë bravo, unë mendoj se kam bërë një emision të mirë, nëse të kritikon, unë e dëgjoj atë. Është një kontakt në distancë, ajo më quan le të themi, vajzën e saj të vogël.

Marsela Çibukaj: Eva cili është një kujtim që ju lidh shumë të dyjave?

Eva Dori: Ajo që më lidh më shumë mua me Zamirën ishte e njëjta shije muzikore që ne kishim. Në emisionin tim radiofonik, atje ku ne të dyja u njohëm, ishte pikërisht gjigandja Vaçe Zela me bazë muzikore të filmit “Në shtëpinë tonë” dhe ishte pikërisht kjo zigël që sapo e vija në transmetim, në telefonatën e parë më thoshte, mirmëngjes “noçe” e vure këngën? /tvklan.al

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке