Rrëfim Suksesi, Shqiptarja Fatbardha Hajdari - Nuredini, sot arkitekte e njohur në Zvicër

Описание к видео Rrëfim Suksesi, Shqiptarja Fatbardha Hajdari - Nuredini, sot arkitekte e njohur në Zvicër

Sakrifica, ambicia dhe dëshira për të arritur më të mirën e mundshme jo në pak raste na bën të humbasim sensin e kohës dhe në këtë mënyrë, padashur mund të mos i japim vëmendjen e duhur asaj çfarë është më me vlerë në këtë botë, familjes..
Të krijosh një balancë ndërmjet karrierës dhe familjes për shumë gra po mbetet një detyrë e vështirë.

Si nënë e dy fëmijëve, sfidë kryesore për Fatbardhen ishte koordinimi i familjes dhe punës.. ku sipas saj gjëja kryesore është të vendosim prioritete.

Fatbardha Hajdari Nuredini është një storje suksesi në Zvicër, një nga gratë më frymëzuese dhe një shembull për t’u ndjekur nga të gjitha vajzat bazuar në karrierën dhe sfidat që ka kaluar.
Rrugë e gjatë dhe një punë shumë e madhe e Fatbardhes drejt suksesit fillon qysh në femijeri, një dashuri që u rrit bashke me të, e ndër vite pasioni i saj për arkitekturën nuk u lëkund kurrë..
Ajo për herë të parë po rrëfen, pasionin historinë dhe rrugëtimin e saj drejt mërgimit, kështu duke filluar një jetë të re atje nga e para.
Rrugëtim të e cilin e nisi me një qëllim të vetëm, të zhvillohet profesionalsisht dhe të ndjek pasionin e saj të vetëm, botën e gjëre të Arkitekturës.

"Rrëfim Suksesi" është emision javor, në të cilin shpalosen rrëfimet frymëzuese të mërgimtarëve prej momentit kur janë larguar nga vendlindja e deri më sot.
Çdo të diel, duke filluar nga ora 18:20 në Kanal10

Комментарии

Информация по комментариям в разработке