Pa Gjurme-6 vite asnjë kontakt me fëmijët,babai i penduar: I dhun*va dhe i dëbova së bashku me gruan

Описание к видео Pa Gjurme-6 vite asnjë kontakt me fëmijët,babai i penduar: I dhun*va dhe i dëbova së bashku me gruan

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Një baba i penduar për gabimet e së shkuarës kërkon të rilidhë kontaktet me dy fëmijët e tij tashmë të rritur. 55-vjeçari nga fshati Vaqarr i kryeqytetit, Besnik Aga prej 6 vitesh nuk iu ka dëgjuar zërin vajzës dhe djalit dhe malli për të shtohet çdo ditë. Ishte viti 1998 kur Besniku asokohe një 26-vjeçar njihet me dashurinë e jetës së tij, Bukurie Ceka. Një lidhje dashurie që përfundoi në altar shumë shpejt, teksa 4 vitet e para të martesës ishin të lumtura mes çiftit. Mes tyre nisën konfliktet e para kur 2 fëmijët e tyre erdhën në jetë, Irini dhe Kristi. Besniku mbeti i papunë dhe e pati të vështirë të gjente një tjetër. Kushtet ekonomike po bëheshin të vështira për familjen e re. Kryefamiljari nuk mundej t’iu siguronte të ardhura atyre dhe ndaj i gjendur në këto rrethana fillon të konsumojë alkool. Nuk do të ishte kjo e vetmja arsye që çoi në divorcin e çiftit, por edhe xhelozia e tepërt e Besnikut ndaj bashkëshortes së tij.Në këto kushte, Bukurie Caka i drejtohet dyerve të gjykatës për të zgjidhur martesën që tashme kishte ardhur drejt fundit. Gjyakata vendos që dy fëmijët të qëndrojnë me nënën, ndërsa babai të kishte të drejtat e takimit dy here ne muaj dhe pensionin ushqimor ndaj fëmijëve. Bukurie së bashku me vajzën dhe djalin emigruan drejt shtetit fqinj, ne Itali për një jetë më të mirë. 55-vjeçari përfundoi krejt i vetëm dhe pa asnjë kontakt me dy fëmijët e tij. Pas 6 vitesh 55-vjeçari i penduar për gabimet që ka bërë në të kaluarën kërkon një mundësi nga 2 fëmijët e tij. Nje kapitull te ri te jetes dhe me shpresen se femijet do ta falin babain e tyre.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке