Elisabeta Marku, mjekja që zgjodhi të këndojë | Jeto me Orën

Описание к видео Elisabeta Marku, mjekja që zgjodhi të këndojë | Jeto me Orën

#rtvora #jetomeoren #elisabetamarku #anakallaku #show
E rritur në një familje të madhe, mes maleve të Shkodrës, Elizabeta Marku u dashurua me këngën që në fëmijëri.

Ajo u rrit me tingujt e çiftelisë, instrumentit të dashur të malësorëve. Ishte gjyshi dhe i ati që i'a kultivuan muzikën këngëtares.

Në një moshë të re ajo u shkëput nga pasioni për të ndjekur ëndrrën e nënës së saj e cila donte ta shihte të bijën mjeke.

Elizabeta përfundoi Universitetin e Mjeksisë , e ushtroi profesionin për disa vjet. Por duket se kujtimet e fëmijërisë do ta ktheheni atë sërisht drejt pasionit të vjetër.
Tashmë prej dy dekadash ajo i është përkushtuar tërësisht muzikës.

E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Elisabeta Marku rrëfeu më tepër për karrierrën e saj ndër vite.

E ndërsa kthejmë vëmendjen nga fëmijëria Elisabeta shprehet se ka dashur te bëhet këngëtare që në moshë fare të vogël pasi është rritur mes këngës. Edhe pse nëna e saj ka dashur qe këngëtarja të bëhej një mjeke ajo sot është mbështetja e saj më e madhe në karrierën e Markut drej muzikës.

Për më shumë lexoni në:https://www.oranews.tv/lifestyle/nga-...

Mes ngjyrash të vërteta, me hapat e çdo dite, plot shpresë dhe energji. Për të qeshur me shpirt si fëmijët, me ëndrrat e fëmijëve dhe me dashurinë që nuk njeh moshë për të mos ndalur.

Nga 20 shtatori, Ana Kallaku vjen çdo pasdite nga e hëna në të premte me 'Jeto me oren'. Rrëfime personale, të pathëna, histori suksesi, e shumëçka tjetër.


Follow RTV Ora

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2sPcqj3

Facebook:   / rtvora  

Instagram:   / rtvora  

Комментарии

Информация по комментариям в разработке