Më 25 shtator ishte Dita Ndërkombëtare e Farmacistëve, profesionistëve të shëndetit ku shpeshherë drejtohemi edhe më parë se të trokasim në derën e mjekut. Në një bisedë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan lidhur me këtë profesion, ish-presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, thotë se kënaqësia e tij varet nga vlerësimi për të, atmosfera e punës, cilësia e mundësive për t’i ofruar pacientit zgjidhjen me të mirë.
Në këtë pikë, përmend se kjo mundësi është zvogëluar. Përgjatë viteve, gama dhe larmia e barnave të disponueshme që një farmacist t’i ofrojë mundësi pacientit, është reduktuar shumë. Arsyeja pse kjo është e rëndësishme është cilësia.
Diana Toma: Në qoftë se do të bëj një krahasim midis larmisë së produkteve të të njëjtit princip aktiv, 2012-2013 me sot, fatkeqësisht atëherë ka pasur më shumë larmi se sot. Larmi do të thotë, marrim një molekulë, aspirinën, acidin salicilik që njihet nga të gjithë. Në qoftë se ju do të vinit tek unë në farmaci dhe do më pyesnit përdor këtë bar, çfarë alternativash ke? Jam e sigurt që nëse i referohemi anaprilit, do të kisha 5-6 alternativa ku do të përfshija italianin, gjermanin, sllovenin etj. Sot e kam shumë të reduktuar këtë gamë.
Aldo: Kur më thua si e do këtë anaprilin italian, francez, bullgar apo çfarë është, është e drejtë kjo që ma thua? Pra ti më fton të zgjedh cilësinë apo më fton të zgjedh firmën?
Diana Toma: Shteti, nëpërmjet ligjeve dhe më pas nëpërmjet institucioneve të cilat ndjekin zbatimin e ligjit, është i detyruar që të të garantojë ty si qytetar cilësinë, ti të mos diskutosh cilësinë e barit. Më pas, tregu farmaceutik është i hapur për të futur produkte të cilat prapë ligji i parashikon. Të tërë këto emra origjinash ekzistojnë në farmaci.
Aldo: Ku ndryshojnë?
Diana Toma: Patjetër që ka ndryshime sepse një bar patentë për nga cilësia është prioritar. Patentë quhen të tëra barnat të cilat janë shpikur nga një firmë e caktuar dhe pastaj të tjerët, pas një periudhe 10-vjeçare i prodhojnë.
Mënyra e prodhimit, proceset teknologjike i diferencojnë barnat nga njëra-tjetra. Veç kësaj, Toma thekson rëndësinë e zgjedhjes.
Diana Toma: Njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin, me rekomandimin e profesionistëve. Pse duhet me rekomandimin e profesionistëve? Sepse ai është specialist i asaj fushe.
Duke iu kthyer cilësisë së barit, bari patentë mund të ketë ngjashmëri me një të zakonshëm, por padyshim mbetet më i mirë se ai.
Diana Toma: Kur kalojmë te bari që futet në organizëm, ku efekti i barit përcaktohet nga karakteristikat individuale të organizmit sepse të dy marrim paracetamol, mua s’më jep efekt, ty të jep. Këtu futen karakteristikat individuale. Nga ana tjetër, kur plotësohesh me njohuritë profesionale, je në gjendje të bësh diferencën, ne edhe kur studiojmë bëjmë dallimin midis një bari patentë dhe një bari gjenerik. Themi është ngjashmëria deri në kaq përqind. Patenta mbetet patentë, por edhe gjenerikët janë shumë të mirë. Bota, duke futur konceptet e farmakoekonomisë, zgjidhjen e ka gjetur me barnat gjenerikë.
Dielli lind ndryshe në Tv Klan, në 7 pa 1 minutë! Të lodhur apo të palodhur nga gjumi i natës, nga e djeshmja me halle e strese, “Aldo Morning Show”, ju fton të zgjohemi me buzëqeshje, me qeshje, me nënqeshje, dhe më kryesorja… me një adrenalinë të paparë për ta nisur mbarë ditën. Çdo mëngjes me Aldon. #dianatoma
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#AldoMorningShow #AldonLipe #TVKlan
Информация по комментариям в разработке