Opinion - Bashkeshortja e djalit te Enver Hoxhes: Jeta ne shtepine e diktatorit (Arkive)18.10.2010

Описание к видео Opinion - Bashkeshortja e djalit te Enver Hoxhes: Jeta ne shtepine e diktatorit (Arkive)18.10.2010

Bashkëshortja e djalit të Enver Hoxhës, Liljana Hoxha ishte e ftuar në datën 18 tetor 2010 në emisionin “Opinion”, nga ku rrëfeu jetën e saj në shtëpinë e diktatorit. Në studio u transmetuan pamje të viteve 1972-1973 nga arkiva e Partisë së Punës së Shqipërisë, ku shfaqej ceremonia martesore e Sokol dhe Liljana Hoxhës.

Kjo e fundit tregoi: “Kam hyrë në Bllok në vitin 1967, në moshën 16-vjeçare për Vit të Ri. Për Bllokun nuk mund të dije shumë, por mendoj se nuk kishte shumë kuriozitet në atë kohë sepse nuk ishte bërë akoma një mister i madh. Unë nuk kisha asnjë lloj kurioziteti, isha vajzë e lexuar dhe e emancipuar. Takimi im i parë me Enver Hoxhën ishte i mrekullueshëm, por unë isha në pozitat e një vajze populli që ka shkuar prej Sokolit. Kështu që isha krejtësisht e mbuluar në marrëdhënien personale.

Por kur më thërriti më vonë për të më takuar si të zgjedhurën e Sokolit, unë nuk i kam vajtur sepse nuk e pranoja dot atë rol. Unë kam ndjerë mbi vete presione të çuditshme, duke filluar nga bashkëmoshatarët dhe sidomos nga mësuesit dhe pedagogët”./tvklan.al

Комментарии

Информация по комментариям в разработке