Si i zunë 'ethet' e bixhozit shqiptarët! Tentativa për ndalimin e kumarit në vitet '30-DOSJA E

Описание к видео Si i zunë 'ethet' e bixhozit shqiptarët! Tentativa për ndalimin e kumarit në vitet '30-DOSJA E

Bixhozi është konsideruar ndër vite një plagë sociale për shoqërinë shqiptare. Pas shpalljes së Pavarësisë në 1912, rezulton se kafenetë kanë qenë kryesisht vendet ku zhvillohej më shumë kjo veprimtari por nuk kanë munguar rastet kur personazhe të pushtetshëm të asaj periudhe i kishin kthyer shtëpitë në “kazino” shumë të frekuentuara.

Kjo problematikë është evidentuar shpesh në shtypin e kohës, e madje Lumo Skëndo në shkrimet e tij i konsideronte kafenetë si “fole demoralizimi” e si “çerdhe përtimi”.

E në këtë kontekst, nuk kanë munguar as përpjekjet e vazhdueshme për frenimin e këtij fenomeni në Shqipëri. Përpjekjet e atyre viteve kanë qenë në dy drejtime; nga njëra anë ka pasur tentativa për ndalimin e bixhozit e nga ana tjetër për vendosjen e tij nën kontroll.

Me kalimin e viteve bixhozi dhe tendenca për të luajtur lojëra të ndryshme nëpër kafene e ambiente të tjera publike do të kthehej sërish në një problematikë serioze, aq sa në parlament do të shkonte një propozim konkret për ndalimin e të gjitha lojërave, të paktën në orarin e punës…

Autor: Kreshnik KUÇAJ
Montazhi: Ergis HASANBELLI

#dosjae #kreshnikkucaj #scantv #bixhoz #lojerafati #ahmetzogu #shqiperia #histori #kuriozitet #parlament

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web: https://bit.ly/3sfGvHc
Follow SCAN TV në Facebook: https://bit.ly/3FbRsBy
Follow Scan_tv në Instagram: https://bit.ly/3VTYCQy
Follow SCAN TV në Linkedin: https://bit.ly/3D1yQBn
Follow scan_tv në TikTok: https://bit.ly/3zbVrKz


#dosjae #bixhozi #scantv #ekonomi #lajme #viral #trending #fyp #viralcontent

Комментарии

Информация по комментариям в разработке