Një fabrikë e përpunimit të peshkut në Lezhë, është shkrumbuar nga flakët masive të zjarrit, mëngjesin e kësaj të premteje, duke shkaktuar panik mes punëtorëve të fabrikës, të cilët sapo kishin filluar ditën e punës.
Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 6 të mëngjesit, në aksin Lezhë- Laç, ku ndodhet fabrika e përpunimit të peshkut, e cila për tre orë, u izolua totalisht nga flakët e zjarrit. Në momentin e shpërthimit të zjarrit, punëtorët e fabrikës, kanë mundur të dalin menjëherë jashtë për të shpëtuar.
Menjëherë në vendngjarja ka mbërritur zjarrfiksja, e cila ka shmangur një agravim fatal të situatës, pasi mësohet se flakët po i afroheshin disa bombolave të gazit që ndodheshin në fabrikë, shpërthimi i të cilave mund të kishte shkaktuar tragjedi.
Një zjarrfikës, i cili ndodhej brenda ambjenteve të fabrikës së përpunimit të peshkut, për të shuar flakët e zjarrit, është asfiksuar si pasojë e tymit. Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Pas tre orësh, beteje me zjarrin masiv, zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, që pushtuan Lezhën.
Si pasojë e flakëve të zjarrit dhe tymit të dendur, i cili bllokoi totalisht aksin rrugor Lezhë-Laç, u bllokua për rreth një orë qakullimi i makinave në këtë rrugë, teksa trafiku u devijua në një rrugë dytësore.
Dyshohet se shkak për zjarrin masiv është bërë një defekt me automatin e çelsave, megjithatë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lezhë#Zjarri#TopChannel
Информация по комментариям в разработке