Avionët luftarakë britanikë kanë kryer "fluturime ajrore mbrojtëse" në mbështetje të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kanë rrëzuar dronë në vende të tjera në Lindjen e Mesme, konfirmoi ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Zhvillimi erdhi ndërsa përgjigja e Britanisë ndaj konfliktit është nën kritika, përfshirë nga presidenti i SHBA-së dhe qeveria qipriote. Më shumë bombardues amerikanë B-52 zbarkuan në bazën e forcave ajrore të Mbretërisë së Bashkuar në Fairford, në Anglinë jugperëndimore, të hënën, pasi një avion i parë u ul të premten. Fairford është një nga dy bazat, së bashku me Diego Garcian në Oqeanin Indian, që Britania e Madhe i ka dhënë leje SHBA-së për t'i përdorur për "operacione specifike mbrojtëse në Iran" për të shkatërruar raketat iraniane në burim, tha Ministri i Mbrojtjes John Healey. "Mbretëria e Bashkuar tani po kryen fluturime ajrore mbrojtëse në mbështetje të Emirateve të Bashkuara Arabe," u tha Healey deputetëve në një deklaratë. "Avionët Tajfunë rrëzuan me sukses dy dronë, një mbi Jordani, i dyti duke u drejtuar për në Bahrein." Ministria e Jashtme njoftoi po ashtu se "si një masë paraprake" personat në varësi të stafit të ambasadës britanike në Emiratet e Bashkuara Arabe do të tërhiqen përkohësisht nga vendi.
Megjithatë, dy ambasadat e Britanisë së madhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi dhe Dubai, do të "vazhdojnë të funksionojnë normalisht". Mijëra qytetarë britanikë mendohet se janë bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të kaosit të fluturimeve të shkaktuar nga konflikti.
Helikopterët Ëildcat dhe Merlin kanë mbërritur në Qipro dhe HMS Dragon, një anije luftarake me aftësi mbrojtëse ajrore, do të niset për në Mesdheun lindor "brenda dy ditëve të ardhshme", tha Healey, pas kritikave nga qeveria qipriote për shpejtësinë e veprimit të Britanisë për të mbrojtur ishullin. Por Doëning Street më parë hodhi poshtë sugjerimet se Britania po përgatitet të dërgojë aeroplanmbajtësen e saj, HMS Prince of Ëales, në rajon.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Avionet#UK
Информация по комментариям в разработке