“Mos moj Vera se Deni” biseda e këngëtares me burrin pas humbjes së djalit

Описание к видео “Mos moj Vera se Deni” biseda e këngëtares me burrin pas humbjes së djalit

Këngëtarja Vera Laçi tregon mes lotësh e dhimbjes momentet kur i është dukur se ka patur shenja nga djali i saj i ndjerë. Ajo kujton në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se 10 vite më parë, gjatë periudhës që i duhej të priste ngushëllimet, ka patur një bisedë me të birin. Më pas ajo rrëfen episode si ëndrrat apo çaste kur ka menduar se Deni ka qenë aty.

Vera Laçi: Mua më është dashur të pres në shtëpi për një vit dhe për më shumë se një vit, shumë njerëz dhe me dhimbje e them që duhet të bëja edhe atë nusërimin për të pritur e përcjellë njerëz.

Ermelinda Ndoja: Të tregohesh e fortë para njerëzve.

Vera Laçi: Po. Ka patur një moment që jam futur në banjë dhe kam qarë pafund dhe më është dukur sikur ka lëvizur në banjë diçka dhe jam kthyer e kam folur me të. Kam fshirë lotët, kam marrë forca dhe jam futur brenda.

Ka pasur një moment të dytë që isha në dhomën time, isha shtrirë dhe ashtu e mërzitur me bashkëshortin tim po flisja dhe po qaja. Ka kërcitur dritarja që… më thotë bashkëshorti “mos moj Vera se Deni”.

Unë në ëndërr e kam parë të mërzitur, gjithmonë shumë të mërzitur dhe e shoh prapë si një fëmijë që e kërkoj, e kërkoj pafund dhe nuk e gjej. E kërkoj që më ka ikur, vrapoj ta gjej ku është, ma sillni. Këto janë ato… sidomos të fëmijërisë, kur ka qenë më i vgoël se sa i rritur, pastaj edhe më të madh… është çudi, e kam parë në mes të ujit, kur thonë që mos qani shumë sepse ndodh kështu e ashtu.

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. #veralaci #fluturaacka

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке