Top Channel/ Detaje nga krimi! 30-vjeçari shqiptar mbyti bashkëshorten në sy të fëmijëve, më pas...

Описание к видео Top Channel/ Detaje nga krimi! 30-vjeçari shqiptar mbyti bashkëshorten në sy të fëmijëve, më pas...

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në një familje shqiptare në Caserta të Italisë, ku bashkëshorti mbyti gruan e tij.
Eleonora Toci, është 24-vjeçarja që mbeti e vdekur, pasi u mbyt nga Lulzim Toci, 30 vjeç.
Viktima kishte vetëm një muaj që ishte bashkuar me 30-vjeçarin, i cili punonte në bujqësi në shtetin fqinj, sipas mediave vendase.
Çifti kishte marrë një shtëpi më të madhe për të jetuar me fëmijët e tyre, 6 dhe 4 vjeç.
Krimi i rëndë ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit. Hetuesit thonë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur, version ky ende i pa verifikuar plotësisht. Fqinjët, sipas CasertaNews, nuk kanë dëgjuar britma apo debat nga çifti.
Lulzimi pas vrasjes doli nga shtëpia dhe shkoi te kunata duke kërkuar ndihmë. Kjo e fundit mori në telefon Eleonorën, ku njëri nga fëmijët u përgjigj në anën tjetër duke thënë “babi vrau mamin”.
Në atë moment kunata lajmëroi policinë. Karabinierët shkuan në vendngjarje dhe gjetën trupin e pajetë. I dyshuari u gjet në gjendje të rënduar, ndërsa është arrestuar për krimin e rëndë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Itali#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке