Vrasja në sy të fëmijëve, vlonjati u zbulua nga ADN-ja e djersëve që u gjet në dorezat e “Golfit”

Описание к видео Vrasja në sy të fëmijëve, vlonjati u zbulua nga ADN-ja e djersëve që u gjet në dorezat e “Golfit”

#oranews #policia #krimi #FlorianPlaku #gentjanbejtja #roanbrahimi

Florian Plaku, vlonjati që u shpall sot në kërkim nga policia dhe prokuroria e Tiranës, si njëri nga tre ekzekutorët e Gentian Bejtjas në Larushk të Tiranës, rezulton të jetë miku i Roan Brahimit që në muajin Maj 2024, mbeti i vrarë në Athinë.

Brahimi, besohet shumë se ka bashkëpunuar me Florian Plakun, dhe kunatin e tij, Ilir Beqiraj alias Brahimi por edhe me persona të tjerë në ngjarjen e vrasjes së Gentian Bejtjas në Larushk.

Krimi i rëndë ndodhi në sy të fëmijëve të Bejtjas, teksa ky i fundit ndodhej brenda një sere të vogël, duke vaditur domate.

Sipas burimeve të policisë është provuar në dhjetëra raste se Roan Brahimi, ka prerë biletë avioni në një agjenci udhëtimi në Lezhë për Florian Plakun dhe disa persona të tjerë të skeduar nga policia kriminale si të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Kjo agjenci udhëtimi që ndodhet në qytetin e Lezhës është kontrolluar dy ditë më parë nga policia kriminale e Tiranës dhe prej andej janë sekuestruar disa dokumente dhe një kompjuter.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/ekskluzi...

Follow Televizionin Ora News

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv  

Комментарии

Информация по комментариям в разработке