3-vjeçarja e diagnostikuar me tumor/Nëna në ‘Pa Gjurmë’: Vjaza nuk ha bukë, ka dhembje

Описание к видео 3-vjeçarja e diagnostikuar me tumor/Nëna në ‘Pa Gjurmë’: Vjaza nuk ha bukë, ka dhembje

#pagjurme #odetadume #reportTV
3- vjeçarja diganostikohet me tumor, prindërit, apel urgjent për ndihmë.Familja Sinometa sot në studion e emsionit “Pa Gjurmë” bëri thirrje për ndihmë për vajzën e tyre 3-vjeçare,e cila ishte diagnostikuar me tumor që në muajin e dytë pas lindjes. Sipas nënës së vajzës, Fatjona Braka, këto simptoma ishin shfaqur që herët dhe më pas kishin avancuar.
“Vajza me këtë problem ka që 2 muajsh. Por mendova se do të kalonte dhe nuk e mora seriozisht .Në fillim shenjat dolën si ngjyrë jeshile, por nuk ma merte mendja se ishtë dicka serioze. Por me kalimin e kohës këto njolla u shtuan dhe filluan të përhapen. Hemangioma i ka prekur edhe pjesën e syrit, prandaj ka nevoj urgjente për ndërhyrje. Opsionet për kurim janë me Lazer, ndoshta më vonë edhe i nënshtrohet ndonjë operacioni.Në spitalet në Shqipëri më kan thënë ta dërgojmë jashtë, në Rome të Italisë, sa më shpejt pasi këtu nuk mund të bëhet dot gjë”- u shpreh nëna. Sikur të mos mjaftonte problemi shëndetësor i vajzës, çifi dhe 2 fëmijët e mitur jetojnë në kushte ekstreme ekonomike, pasi që pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, ata jetojnë në një magazinë totalisht të pa mbrojtur nga kushtet atmosferike.
“Ne jemi në kushte të vështira jetese, pasi shtëpia mu shkatërrua nga tërmeti dhe jetojmë në një godinë që e kemi përdorur si magazinë. Ajo nuk na mbron fare nga kushtet atmosferike.-Tha ajo. E vetmja shpresë për 3-vjeçaren është kurimi në spitale të specializuara jashtë shtetit, ndaj nëna e përlotur në studio theksoi se tashmë smundja ka avancuar dhe rrezikon të përhapet në të gjithë trupin prandaj është e nevojshme që çdo person që mundet të kontribuoj për Ambrën, ta bëj tani para se të jetë shumë vonë. Për ndihmë dhe kontribute jeni të lutur të lidheni me redaksinë e emisioni “Pa Gjurmë”.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке