JERICHO - Nentor i ftohte

Описание к видео JERICHO - Nentor i ftohte

Producent: Petrit Çarkaxhiu

Aktore: Gresa Pallaska

Muzika dhe Teksti: Petrit Çarkaxhiu
Aranzhimi: Jericho
Orkestrimi i harqeve: Visar Kuçi

Vokal & Ritem Gitare: Petrit Çarkaxhiu
Solo Gitare: Leonard Canhasi
Bas Gitare: Suad Jamini
Bateri: Visar Rexha

Incizuar ne "Dream House Studio" Prishtine
Audio incizimi, miksimi dhe masterimi nga Florent Boshnjaku

Video Produksioni: PINKMOON
Regjisor: Berat Hasani

Autor i lojes ne video klip regjisori Dino Mustafic, marrur nga shfaqja teatrale "Rock'n'Roll"

-----
Nëntori i ftohtë (Teksti):

A ka një kujtim të më ngrohë në këtë ditë për mua?
A ka ndonjë udhë e si burrë ta kthejë kokën t'shikojë?
A ka një kujtim, të na jep një kuptim, a s'më thua?
A më tregoni, ku ta gjej forcën sot të këndojë?

Akoma të freskët e kam at shikim të përbuzjes
Akoma të freskët të ftohtin e dhimbjes në asht
Akoma të freskta edhe gjurmët që këmbët i lanë rrugës
Syri më mbeti i ngrirë në shtëpinë që më kurrë nuk e pash

REF:
Nëntori i ftohtë
Më ndjek dhe sot
Nëntori i ftohtë
Jehon në mot

Kaluam një shekull në ecje por prap u rrëzuam
Kaluam një shekull por prap s'mund të qëndrojmë në këmbë
Kaluam një shekull mësim, e si asgjë s'mësuam?
O i paditur, syri i pangopur një popull e shëmbë

Sa gjatë do të shkojë derisa do ta duam vetvehtën
Sa gjatë do të shkojë derisa fatin vet ta ndryshojmë
Sa gjatë do të shkojë derisa tjetrit t'ja cmojmë jetën
A më tregoni, ku ta gjejmë forcen sot të kendojmë

REF:
Nëntori i ftohtë
Më ndjek dhe sot
Nëntori i ftohtë
Nëntor ...
---------------------------------------------------------------------------------
Më shanë e më ranë, i pabesë do të bëhesh më thanë
Më zhveshën e veshën, as vehten s'e njoh më kush jam

Vellon që ma kanë qepur, sa krenar sot e mbajë
Vallës që ja kanë hedhur, sikur një nuse sa bukur hapin që e mbajë
---------------------------------------------------------------------------------

Комментарии

Информация по комментариям в разработке