Ora News - Kinezët por jo vetëm, të dashuruar me Shqipërinë

Описание к видео Ora News - Kinezët por jo vetëm, të dashuruar me Shqipërinë

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Tiranë shikon thuajse në çdo ditë grupe turistësh nga vendet aziatike që kanë zgjedhur Shqipërinë për të vizituar.

Kjo është Ajchin, ose Moza Chen siç i pëlqen ta thërrasin në Shqipëri. Sapo është është kthyer me grupin e turistëve kinezë nga Greqia dhe pas vizitës në qytetin e ngurtë të Gjirokastrës kanë mbërritur në Tiranë.

Prej vitesh jeton në Tiranë dhe është mjaft aktive në guidat turistike. Edhe pse është shumë e lodhur nga udhëtimi i gjatë që ka bërë nuk nguron të shprehë kënaqësinë e bashkëkombësave të saj në lidhje me Tiranën dhe Shqipërinë.

Kinezët janë turistë që preferojnë shumë të lëvizin, duan të shohin gjithçka që kanë mundësi, por më tëpër në shijet e tyre është turizmi kulturor dhe padyshim që qytetet më të preferuara të tyre në vendin tonë janë Berat, Gjirokastra, Kruja por edhe kryeqyteti.

Përgjithësisht bëjnë udhëtime në grup dhe kur bëhët fjalë për Shqipërinë të gjithë në një mëndje tregojnë se me vendin tonë kanë një lidhje të hershme, që nga filmat shqiptarë.

“Unë ndjej një lidhje shpirtërore me Shqipërinë, i dua shqiptarët. Nuk është një vend i panjohur, pasi e kemi parë në filmat shqiptarë të dubluar në Kinë”

“Lidhja jonë me Shqipërinë është shumë e veçantë dhe historike. Në Kinë kemi edhë këngë për vendin tuaj”.

Një nga arsyet e rritjes së turistëve nga Kina është dhe publiciteti që i bëhet Shqipërisë në vendin aziatik dhe sipas Mozës kjo po e kthen vendin tonë në atraksion për këta turistë.

Pasi kanë vizituar dhe Greqinë, turistët duket se preferojnë më shumë akomodimin në Tiranë. ndërsa shoqëruesja zbulon se vaji i ullirit dhe vera shqiptare janë më të kërkuarat nga kinezët që kanë vizituar vendin tonë.

Sipas të dhënave nga tur-operatorët çdo pushues që vjen prej Kinës shpenzon 50 deri në 70 dollarë vetëm për suveniret.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/europa-lind...

Комментарии

Информация по комментариям в разработке