Ora News – Ngjela debaton me Salianjin: Si e la Tezorielin e Saliut jashtë?

Описание к видео Ora News – Ngjela debaton me Salianjin: Si e la Tezorielin e Saliut jashtë?

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në emisionin e Artur Zhejit “360grade”, ishin te ftuar Spartak Ngjela, Nikollë Lesi, Ervin Salianji dhe Aleksandra Bogdani
Ngjela: Dale ore se jemi profesionistë këtu. Po c’punë ka kryeministri me krimin ordiner. Atë e ka prokuroria, prokuroria është e Saliut.
Salianji: Krimi i organizuar nuk ka lidhje me prokurorinë, ajo është ndërhyrje e policisë.
Ngjela: Lëre mo policinë, cfarë policie. Ka akuzë aty, të lutem edhe njëherë. Këta i nxjerr gjykata zotëri, këta i nxjerr prokuroria. Më dëgjo të lutem.
Salianji: Po, po nuk ka shkuar askush.
Ngjela: Prit se jemi duke folur me njerëzit të lutem. Ai përmendi ata që ka nxjerrë gjykata, e di ti apo jo? Ata që përmendi ai i ka nxjerrë gjykata, të gjithë emrat. Kanë dalë me pafajësi. Është goditur pushteti gjyqësor dhe brenda pushtetit gjyqësor është Saliu. Ky s’ka gjë në dorë fare, ky është pafille. Edhe një herë, mos më krijoni mua peng i bandave, ku di ky të komunikojë me bandat. Ky s’ka asnjë strukturë mentale.
Salianji: Se ju thoni filxhani, po ëndrrat do lexojmë tani? Cfarë na del në ëndërr?
Ngjela: Ky more zotëri i nderuar ka shpresën te kryetari juaj, të bllokojë Vettingun. Kaq po të them unë. Ku ka fuqi ai për bandat.
Salianji: Ne si parti dhe kryetari jonë u kanë dhënë mbështetje të fortë. Unë nuk jam këtu për të lexuar ëndrrat. As për të interpretuar ëndrrat.
Ngjela: Dëgjo me vëmendje. Shumë mirë që e pranoni si arbitër ambasadorin amerikan. Ai do të dali t’ju thotë se me kë janë të lidhur ata. Atëherë ruhuni se mos ndërroni trajektoren. Kini parasysh se jeni politikan i ri, mos ndërro trajektore në politikë. Mos fol përpara se nuk dihet kush është i lidhur.
Salianji: Nëse janë të lidhur edhe politikanë të PD, shumë mirë. Do të jetë të shkojnë para, por nuk ka asnjë dhe deri më sot nuk ka asnjë akuzë publike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ngjela-de...

Комментарии

Информация по комментариям в разработке