E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (11 dhjetor 2016)

Описание к видео E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (11 dhjetor 2016)

Facebook:   / tvklan   Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronika e plote: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-em...

Keti u martua dhe krijoi familje në moshë shumë të re pa e ditur se e ardhmja e saj do të ishte e vështirë. Ajo familje u shpërbë dhe vajza e saj Rejnada nuk e takon babain prej vitesh. Vendim i Ketit apo rrethanat e jetës? Keti kaloi përtej inateve të saj dhe i dha të drejtë Rejnadës që të takojë babain përpara se të mbushë 18 vjeçe. Takim mbreslënës babë e bijë mbas shumë vitesh. Megjithse e emocionuar dhe me fjalët që nuk i dilnin, kjo ishte një ndër dhuratat më të veçanta që Rejnada do marrë ndonjëherë për ditëlindje.

Kronikë e zgjeruar:

Keti është zonja që erdhi të rrëfejë historinë e saj. Ajo ka ftuar frutin e dashurisë Rejnadën për t’i thënë që tashmë nuk e ndalon për ta takuar babain nëse ajo ka dëshirë. Keti tregon për jetën e saj, si u njoh me Nazmiun dhe më pas si lindën konfliktet, që e çuan atë të merrte vendimin për divorc.

“Unë jam e divorcuar prej 13 vitesh. Ish bashkëshortin tim e kam njohur me shkes, i cili ishte xhaxhai im që ma prezantoi. Unë isha 17 vjeçe në atë kohë, dolëm gati dy javë më pas bëmë fejesën dhe pas disa kohësh martesën. Unë mbeta shtatëzanë. Ai punonte dhe gjërat shkonin shumë mirë. Pasi lindi vajza në vitin 2000, ai filloi alkoolin. Ndoshta ndikoi edhe shoqëria që ai të shkonte në atë gjendje ku vinte në shtëpi i dehur. Kjo gjë filloi të bëhej rutinë dhe e lodhshme.”

“Linda vajzën dhe ne u rikthyem sërish në shtëpinë e prindërve të tij. Mendova që me lindjen e vajzës do të ndryshonte diçka. Por historia ishte e njejtë. As familja ime nuk më ndihmonte duke më thënë se ai ishte fati yt.

Çfarë të çoi në divorc?
Ai filloi alkoolin pothuajse në çdo natë.

Kur ti ike vajza e kërkonte të atin?
Ajo ishte e vogël dhe unë vetëm dy javë kam ndenjur tek babi. Më vinte ish burri dhe më kërkonte falje, më thoshte të kthehesha.

Ti nuk e lejoje që ta takonte vajzën?
Jo, në fakt u bëra pak egoiste. Në atë kohë kisha kapur një avokat për divorcin dhe hera e parë që u takonte me vajzën ishte në gjykatë.

Çfarë ndodhi si ishte reagimi i të atit dhe i vajzës?
Vajza sikur po takonte dikë, jo babain e vet. Ai kishte tre vjet pa e parë vajzën dhe e kishte marrë malli shumë se e donte. Gjatë asaj dite, gjykata vendosi pension ushqimor që e kishte si detyrim i ati. Ai tha nuk mundem. Unë jam i martuar dhe kam një djalë. Kam familjen time dhe nuk mundem. Më pas ndërhyra unë, nëse nuk ka pension ushqimor nuk do të ketë as takime. Kaluan shumë kohë dhe rastësisht u takuam në rrugë dhe i thashë Rejnadës, që shko takoje babin.”

Gjatë 11 viteve Rejnada kishte takuar vetëm dy herë me babain. Gjatë kësaj periudhe Keti asnjëherë nuk i ka folur keq vajzës për të. “Kushti” që Keti i ka vënë vajzës është që deri kur të mbushi 18 vjeçe nuk do ta takojë të atin. Por duhet se këtë “kusht” ajo kërkon ta thyej.

Nga ana tjetër produksioni i “E Diela Shqiptare” ka ftuar Nazmiun, ish bashkëshortin e Ketit për të qenë i pranishëm në këtë studio.

Unë sot kam ftuar babain e Rejnadës dhe meqënëse Ada është 16 vjeçe, unë do të kërkoja lejen tuaj që në momentin që Ada do të jetë në studio ne të ralizojmë takimin me babain.
Nuk është problem.

Ju na e jepni këtë leje?
Patjetër.

Unë u takova me Nazmiun dhe ai është shumë i emocionuar që do të takojë me vajzën. Shpresoj që për të të jetë edhe si një dhuratë për ditëlindje. E shikoj që u tensionuat pak?
Hallin më shumë e kam tek vajza se ajo tani është e rritur, por emocionohet shpejt. Ardit kjo më ka bërë që unë jam e fortë sot dhe falenderoj Zotin që e kam afër, më dëgjon shumë, më kupton. Ajo është ëmbëlsi.”

Rejnada e pranishme në studio pret me padurim se kush e ka thirrur në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

“Kush mendon se mund të jetë atje?
Mendoj se është mami sepse ka shumë qejf të më bëjë surpriza. Mund të jenë edhe kushërirat, por them që është mami.”

“Zemra e mamit ti sapo mbushe 16 vjeçe dhe të uroj edhe 100 të tjera. Arsyeja që kam ardhur sot këtu është që shumë herë të kam thënë që pa mbushur 18 vjeç nuk do të kesh mundësi ta takosh babin. Por të kam thënë edhe nga ana tjetër që kurdo që të jesh gati më thuaj. Kur të dojë zemra jote më thuaj të shoqëroj për ta takuar” – i thotë Keti vajzës së saj në studio.

“Mami, ti për mua ke qenë mama, baba, motër, vëlla, shoqe, shok. Më ke plotësuar çdo gjë, ke qenë gjithmonë pranë meje në çdo kohë, ke luftuar në shumë gjëra pavarësisht gjithçkaje nuk të ka penguar asgjë për të vazhduar këtë jetë duke më bërë mua kjo që jam dhe të falenderoj shumë. Ti më ke thënë që mund ta takosh kur të duash. Unë nuk dua ta mohoj si baba, por ai nuk është munduar asnjëherë për të më takuar. Mund të jem gati ta takoj por jo si të gjithë fëmijët që mund të duan të takojnë babain e tyre” – shprehet Rejnada.

Më pas në studio vjen Nazmiu për t’i bërë këtë surprizë vajzës së tij për ditëlindje...

Комментарии

Информация по комментариям в разработке