Pa Gjurme-Prej vitesh i izoluar në shtëpi, zhduket babai i 5 fëmijëve/ Flet e bija: Dyshojmë se…

Описание к видео Pa Gjurme-Prej vitesh i izoluar në shtëpi, zhduket babai i 5 fëmijëve/ Flet e bija: Dyshojmë se…

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Hysen Lami është një 75-vjeçar nga fshati Sebisht i Librazhdit, ku prej mengjesit te dates 20 nentor rezulton i humbur për familjaret e tij.
E bija, Marsela Lami, denoncon ne Report Tv rastin, pasi nuk ka asnjë informacion per babain e saj, prej afro 3 javesh. Ishte ora 10:00 e paradites, ku Hyseni, pasi kishte konsumuar kafen e mëngjesit me bashkeshorten, ka dal nga oborri i shtepise dhe eshte larguar ne drejtim te paditur.
Kjo e fundit ka kuptuar largimin e te moshuarit pas nje ore, ku ka kerkuar ne lagje dhe ka pyetur fqinjet, por nuk e ka gjetur.
Menjehere, pese femijet kane nisur kerkimet ne terren, ne fashtin Sebisht por fatkeqsisht nuk gjeten asnje gjurme te babait. Me pas i jane drejtuar komisariatit te Librazhdit, ku pas 24-oreve polica e shpalli te humbur 75-vjecarin dhe sot e kesaj dite ende nuk dihet asgje per fatin e tij.
Sipas vajzës, Hyseni është larguar edhe njëherë nga shtëpia para disa vitesh, por eshte lokalizuar vendodhja e tij brenda pak oresh dhe uniformat blu e kane kthyer ne shtepi.
Arsyet e largimit nga shtepia te babait, femijet ende nuk e dine. Ata tregojne se ishte nje njeri i qete, nuk kishte asnje problem shendetesor dhe nuk kishte as konflikte sin e familje dhe jashte saj.
Ditën që u largua, 75-vjecari Hyseni Lami kishte të veshur një xheketë kafe, pantallona te zeza, atlete bojekafe si dhe nje kapele te verdhe. Me vete ka marrë vetem aparatin e tij celuar, i cili rezultoi i hapur per 5 dite dhe ne daten 25 nentor u fik. Thirrjeve te shumta nga familja Lami askush nuk iu pergjigj dhe pse zilja binte, derisa telefoni u fik.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке