Top News/ Erdogan pret djemtë e liderit të Hamasit/ Mesazhi pas ekzekutimit të Haniyeh

Описание к видео Top News/ Erdogan pret djemtë e liderit të Hamasit/ Mesazhi pas ekzekutimit të Haniyeh

Dy djemtë e Ismail Haniyeh, shefit të Hamasit, i cili u vra së fundmi në Iran, takuan presidentin Recep Tayyip Erdoğan. Abdusselam dhe Hammam Haniyeh ishin të ftuarit e parë të Erdoganit pasi presidenti mbërriti në Stamboll nga provinca jugore e Adanas.
Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për Haniyeh gjatë takimit ku morën pjesë edhe Ibrahim Kalın , kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës dhe kryekëshilltari i presidentit Sefer Turan.
Udhëheqësi i ndjerë palestinez, humbi tre djem në fillim të këtij muaji në një sulm ajror izraelit në Gaza. Haniyeh, i cili udhëtonte shpesh për shkak të kërcënimeve për jetën e tij, u vra në Teheran më 31 korrik. Vrasja e Haniyeh ngiti shqetësime për një përhapje të konfliktit Palestinë-Izrael, por gjithashtu shkaktoi një valë të re tubimesh në solidaritet me Palestinën.
Megjithëse Erdogan nuk mori pjesë në funeralin e Haniyeh në Katar, Turqia u përfaqësua nga Ministri i Jashtëm Hakan Fidan ndërsa Erdogan pati një mesazh për Haniyeh. “Kushdo që e njihte Ismail Haniyeh ose kishte punuar me të qoftë edhe pak, do ta dinte shumë mirë se çfarë njeriu i guximshëm ishte ai”, tha presidenti turk.
Hamasi njihet si një lëvizje çlirimtare nga Turqia dhe Ankaraja shpesh e dënon Perëndimin për portretizimin e tyre si "terroristë". Ismail Haniyeh qëndroi për një kohë të shkurtër në Turqi shumë kohë përpara se të fillonte një raund i ri konflikti midis Palestinës dhe Izraelit në tetor 2023 dhe vizitoi për herë të fundit vendin në prill, ku u prit nga Erdogan.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel

Комментарии

Информация по комментариям в разработке