Si të kuptoni që zorra juaj ka probleme? Polipet në zorrë nga se shkaktohen dhe trajtimi bimor

Описание к видео Si të kuptoni që zorra juaj ka probleme? Polipet në zorrë nga se shkaktohen dhe trajtimi bimor

#rrezedielli #reportTV

Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një problematikë e cila vitet e fundit ka filluar të bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Polipet në zorrën e trashë, çfarë janë ato dhe nga se shkaktohen. Sipas specialistit Merja, polipet janë zhvillime qelizore që krijohen brenda murit të zorrës së trashë. “Zorra e trashë është e ndërtuar nga katër shtresa, në pjesën e brendshme të saj, ajo që është në kontakt me produktin ushqimor që është duke u përpunuar, ndodh një dukuri nga mosfunksionimi i mirë i tretjes apo ushqime jo të shëndetshme ku fillojnë të zhvillohen qeliza atipike jo normale në një zonë të caktuar” thekson Merja.

Nga eksperienca e punës shumë vjeçare Merja sugjeron se personat që vuajnë nga kjo problematikë së pari duhet të bëjnë një analizë të mirë të ushqimeve që ato konsumojnë duke hequr nga regjimi i tyre ushqimet jo të shëndetshme dhe të konsumojnë më shumë qumësht dhe nën produkte të tij, më shumë bishtajore, perime, fruta pylli, thana, molla të egër, etj. Specialisti Merja rekomandoi dhe disa receta bimore për trajtimin e kësaj problematike.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке