“Nëse unë jam nëna e fëmijës, ajo e ka rritur”, mes lotësh Edlira rrëfen pendimin e saj

Описание к видео “Nëse unë jam nëna e fëmijës, ajo e ka rritur”, mes lotësh Edlira rrëfen pendimin e saj

Edlira u dashurua në moshën 15-vjeçare me djalin që mendonte se ishte princi i ëndrrave të saj, por vetëm pak vite më vonë do të zbulonte se gjithçka ishte një kështjellë rëre. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan ajo tregoi se u martua në moshën 20-vjeçare, në krye të vitit u bë nënë, por nisi të kishte probleme me vjehrrën.

Vjehrri ishte i alkoolizuar, ndërsa vjehrra arriti që në një rast, ta godiste nusen e saj. Asokohe, bashkëshorti ndodhej në emigrim, por nuk e besoi Edlirën për ngjarjen që i rrëfeu. Ajo u kthye në shtëpinë e tij, me mendimin se djali ishte i vogël dhe kishte nevojë për familjen, derisa një ditë vendosi të largohej.

Edlira: Bashkëshorti kur djali shkon 3 vjeç, vendos që të largohet në emigrim, të ikë në Angli. Ai u largua, gjërat u bënë më të ftohta, ndërhynë më tepër njerëz midis nesh. Për gati 4 vite ka ndenjur andej, në presion.

Ardit Gjebrea: Ai 4 vite nuk erdhi fare në Shqipëri?

Edlira: Jo, Ardit.

Ardit Gjebrea: Asnjë ditë?

Edlira: Asnjë ditë.

Ardit Gjebrea: Ai kishte një tjetër?

Edlira: S’e di Ardit, ai ishte andej, komunikonim, por nga sjellja e tij, u lodha.

Aktualisht Edlira jeton me prindërit e saj në Lushnje, së bashku me djalin. Ajo ndihet në faj që veç babait të saj të sëmurë mendërisht, nëna, Bardha, duhej të kujdesej dhe për të birin e Edlirës.

Edlira: Ajo ka vuajtur shumë Ardit. Përveç barrës që kishte me babin, i duhej që të kujdesej edhe për djalin tim. Nëse unë jam nëna e fëmijës, ajo është nëna që e ka rritur, Ardit.

Ardit Gjebrea: Nëse do ktheheshe pas në gjimnaz, çfarë do rregulloje?

Edlira: Gabimin që s’e kam dëgjuar nënën, Ardit.

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке