Top Channel/ Nostalgjiku i Enver Hoxhës në PS! Mesazhi i Bujar Çelës shkakton debate, reagon PD

Описание к видео Top Channel/ Nostalgjiku i Enver Hoxhës në PS! Mesazhi i Bujar Çelës shkakton debate, reagon PD

Si çdo nëntor nostalgjiket e Enver Hoxhës nuk harruan të glorifikojnë figurën e diktatorit komunist.


Por, ata nuk ishin të vetmit. Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, u kthye në protagonist të një skandali të rëndë në Kuvend pasi zgjodhi të urojë festat e nëntorit me një foto të diktatorit. Publikisht ligjvënësi socialist nuk shfaqi asnjë pendesë.

“Unë i përkas atyre që e njohin luftën dhe mendojnë se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul, ka dhe ai kontribute në luftë, përderisa ne nuk kemi nxjerrë një udhëheqës tjetër që e ka udhëhequr këtë luftë. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq dhe kriminelë, dhe pastaj i kemi rehabilituar”.

Provokimi i deputetit socialist në chat grupin e brendshëm të Komisonit të Sigurisë prodhoi revoltën e deputetëve demokratë.

“Bujar Çela provokoi në mënyrë të shëmtuar, jo vetëm nuk kërkoi ndjesë por agravoi me shkelje etike dhe me një fjalor vulgar. Është e turpshme që nostalgjikë të Hoxhës dhe sistemit komunist Edi Rama i ka në grupin parlamentar“, thotë Dhurata Çupi.

Deputeti Çela nuk mohoi autorësinë e mesazhit, edhe pse kryetarit te grupit socialist Taulant Balla i kishte rrëfyer një tjetër version.

“Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e grupit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime”, u shpreh Balla.

Demokratët nuk mjaftohen vetëm me masa disiplinore ndaj deputetet socialist. Në mënyrë që të mos përsëriten të tilla skandale, PD nxori nga sirtarët nismën ligjore të vitit 2018 për dekomunistizimin e shoqërisë.

“Ndëshkim dhe distancim nga trashëgimia e djeshme janë synimet e kësaj pakete . Do të përfshijë çështjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve, dosjen e sigurimit të shtetit, studimin e krimeve të thelluara të komunizmit”, tha Alibeaj.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Nostalgjiku#PS#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке