Në Divjakë, te varri i Vlashit, vrarë nga Xhevdet Mustafa! | Tregimi i ditës (27.04.2023)

Описание к видео Në Divjakë, te varri i Vlashit, vrarë nga Xhevdet Mustafa! | Tregimi i ditës (27.04.2023)

#DritareTv #rudinaxhunga #divjake #varriivlashit #xhevdetmustafa #koment #tregim #tregimiidites

Sot në rubrikën “Tregimi i ditës” gazetarja Rudina Xhunga, bashkë me guidën e shkëlqyer të Divjakës, zoti Altin Hila sollën në Youtube një histori, që në fakt për shumë njerëz është gojëdhënë. Kjo është historia e Vlash Berbotit, 25-vjeçari që u vra nga banda e Xhevdet Mustafës, në shtator të 1982-shit. Është pjesë e historisë së Divjakës. Banda e Xhevdet Mustafës vrau një djalë të ri, sepse i preu rrugën, në pyllin e Divjakës. Ishte fati i tij i keq që u ndodh në kohën dhe vendin e gabuar. Fati i tij i keq që i përshëndeti dhe u vra, për një fjalë goje.


Ja si e tregon guida Altin Hila, historinë e vrasjes së Vlash Berbotit dhe tre ushtarakëve, nga banda e Xhevdet Mustafës!

“Banda e Xhevdet Mustafës zbarkoi natën e 24 shtatorit të vitit 1982, në një tokë afër plazhit të Divjakës. Ata erdhën nga Italia me gomone, në një kohë kur bregdeti i Divjakës ishte i gjithë më ushtarakë, ishte zonë kufitare. Ata morën peng një qytetar të Divjakës, një bashkëqytetar tonin. Fati i tij, ai mbeti gjallë, Vlashin e vranë. Grupi që u vra, ishte pjesë e ekuipazhit të stërvitjes ushtarake, se ishte poligoni i qitjes në Divjakë në atë kohë. Në mesditën e 25 shtatorit, 3 ushtarakë dhe shoqëruesi i tyre shkuan për të drekuar në një zonë peshkimi në ishull. Kur po iknin për të drekuar, nuk e pikasën bandën, kur u kthyen panë një objekt ndriçues. Drejtuan varkan drejt objektit, por në momentin që u afruan banda hapi zjarr dhe i asgjësoi të tre ushtarakët. Lanë gjallë vetëm qytetarin sepse ishte i paarmatosur, ishte me rroba banje. Por e morën peng. Ai e njihte mirë gjithë Divjakën. Ai i bie nga shtegu ku ishte Vlashi duke mbledhur dru. Vlashi e përshëndeti sepse e kishte bashkëmoshatar. I tha: “Si të kanë ngarkuar kështu?”, sepse ai mbante në kurriz gjithë pajisjet e Xhevdetit dhe të vetëve. Vetëm se foli, Xhevdet Mustafa u kthye dhe e asgjësoi, se kishte frikë mos e zbulonin. Ndërkohë ishte ndezur alarmi sepse tre ushtarakët, tani të vrarë nuk ishin paraqitur në stërvitjen ushtarake që po zhvillohej. Ata e asgjësuan Vlashin sepse kishin frikë mos lajmëronte bazën. E vranë edhe e hodhën në një gropë e mbuluan me ferra. Pasi lanë 4 të vdekur, vazhduan rrugën, kaluan për të Lumi i Shkumbinit. Personi që ata morën peng, i çoi te stacioni i trenit në Rrogozhinë dhe aty lindi nevoja për të udhëtuar me tren, për të blerë biletën, por ata nuk kishin monedha. Aty donin të konvertonim dollarin në lekë. Njëri shkon të blejë biletën, nxori dollarin, aty u pikasën nga zonja e biletarisë. Njëri nga njerëzit e Xhevdet Mustafës hyri në berberhane, ku u eliminua, tjetri u fsheh në një bunker, ndërsa Xhevdet Mustafa rrëmbeu një makinë nuseje. Zbriti nusen, mori makinën dhe u kthye mbrapa, por nuk kishte ku shkonte se ishin ngritur postblloqe. Hyri në një familje në fshatin Zhamë dhe merr fëmijët peng. Por nuk dihet se si u eliminua aty. Nuk dihet nëse e vranë apo u vetëvra, personi i kësaj historie që la pas katër të vdekur. Ka shumë variante për vrasjen e tij, ndërsa për Vlashin ka vetëm një variant. E vrau Xhevdet Mustafa, ndërsa e përshëndeti në pyll.”, u shpreh guida për gazetaren Xhunga.

DritareTv, është një web televizion, i dritare.net.
Ne jo vetëm informojmë, por dhe mirëinformojme.
Nëse kërkon një dritare, ja ku është DritareTv.

Abonohu tani dhe ndiz njoftimet për tu informuar ti i pari!

Subscribe "Dritare TV" në YouTube:
https://www.youtube.com/c/DritareTV?s...

Për më shume lajme dhe informacione kliko KËTU:
https://www.dritare.net​

Like faqen Dritare.net në Facebook:
  / portali.drit.  .

Follow Dritare TV në Instagram:​
  / dritare_tv  

Follow Rudina Xhunga në instagram:
  / rudinaxhunga  

Follow Rudina Xhunga në Twitter:
  / rudinaxhunga​  

Комментарии

Информация по комментариям в разработке