Manovrat dhe intervistat e Pandeli Majkos, Luan Hajdaragës dhe Sabri Godos (13 Mars 1999)

Описание к видео Manovrat dhe intervistat e Pandeli Majkos, Luan Hajdaragës dhe Sabri Godos (13 Mars 1999)

Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Intervistë pas manovrave të Divizionit të Shkodrës dhe Laçit me Kryeministrin Pandeli Majko, me Ministrin e Mbrojtjes Luan Hajdaraga dhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme Sabri Godo.

Pandeli Majko: Mendoj që dy stërvitjet e sotme pak a shumë i ngjajnë këtë tanksi që është këtu, i cili kishte nja dy vjet që nuk funksiononte. Sot ai funksionon dhe mund të veprojë karshi çdo forcë të armatosur e cila do të prekë sovranitetin e vendit tim, pra të Shqipërisë.
Gazetarja: Për situatën në Veri çfarë mund të thoni më tepër?
Pandeli Majko: Kam përshtypjen se situata nuk ka nevojë për komente. Ne po përgatitemi për t'u kundërpërgjigjur çdo momenti agresioni që kokat e turbullta të Ballkanit mund të përpiqen në këto momente për të shmangur vëmendjen nga zgjidhja paqësore e situatës në Kosovë. Pra Shqipëria po përgatitet si nga pikëpamja diplomatike por edhe për një moment të vështirë për të mos u gjendur e papërgatitur në situata të turbullta, të cilat për fat të keq sot në Ballkan ekzistojnë dhe nga ana tjetër, shteti shqiptar po jep mesazhin jo vetëm për shtetasit e vet por për cilindo tjetër, që mendon se ne jemi në vështirësi. Në rast se do të preket sovraniteti i Shqipërisë, kjo që quhet Ushtri Shqiptare do të di të tregojë se ka Shqipëri dhe shqiptarë.
Gazetarja: Për dy stërvitjet e sotme mendimi juaj si Ministër i Mbrojtjes?
Luan Hajdaraga: Sot u zhvilluan dy stërvitjet e radhës të Divizionit të Shkodrës dhe të Brigadës së Motorrizuar të Laçit, të cilat realizuan mjaft mirë objektivat që Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i kishte vënë atyre. Kjo stërvitje tregoi që këto efektiva janë të përgatitura të realizojnë detyrat luftarake në mbrojtje të kufijve shtetërorë të vendit tonë
Gazetarja: Nëse Rambujeja dështon do të ketë mundësi Ushtria Shqiptare të përballojë çdo sulm të mundshëm nga serbët?
Luan Hajdaraga: Sigurisht që është detyrë e Ushtrisë Shqiptare të realizojë misionin e saj dhe unë kam besimin e plotë që do t'a realizojë.
Sabri Godo: Me sa kuptova unë këto reparte kryen detyrën që u ishte ngarkuar. Domethënë të lëvizin brenda një kohe të caktuar në drejtim të kufirit. Megjithë kushte të vështira, ishte një mjegull e dendur, rruga asfalt nuk bën për tanket, megjithatë ia dolën mbanë për bukuri. Kjo do të thotë që këta reparte kanë një eficencë të lartë.
Gazetarja: Për situatën e tensionuar në kufi çfarë mund të thoni në Veri të Shqipërisë ?
Sabri Godo: Është e tensionuar dhe do të mbetet e tillë. Tani këto janë orë pritjeje derisa shqiptarët të nënshkruajnë marrëveshjen. Sipas mendimit tim në momentin që të ndodhë kjo, atëherë problemi spostohet. Është Serbia dhe Millosheviçi që vihet përballë NATO-s dhe Komunitetit Europian.
Gazetarja: Ju besoni se do të nënshkruhet marrëveshja e Rambujesë nga pala shqiptare?
Sabri Godo: Do të ketë pikëpamje të ndryshme, por më në fund do të nënshkruajnë këtë marrëveshje si një nevojë dhe si një, do ta shikojnë ashtu siç është si një problem që ka të bëje me gjithë kombin shqiptar.

Gazetare : Mirela Milori

Комментарии

Информация по комментариям в разработке