Pa Gjurmë/ Bllok rrjeteve sociale, zhduk gjurmët e tij djali nga Tepelena/E motra: Më premtoi…

Описание к видео Pa Gjurmë/ Bllok rrjeteve sociale, zhduk gjurmët e tij djali nga Tepelena/E motra: Më premtoi…

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Një debat mes tij dhe pronarit grek dyshohet të jetë bërë shkak për zhdukjen e 38-vjeçarit shqiptar nga Gjermania. Landi Kondaj punonte si kuzhinier në një restorant me një pronar grek dhe se ishte i regjistruar me dokumenta greke ku njihej me emrin Ilia. Ai rezulton i humbur që prej vitit 2017, kur për herë të fundit foli me të vëllanë Bernarden, të cilit nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim. Ky ishte dhe komunikimi i fundit me familjarët dhe prej tri vitesh tashmë nuk ka asnjë gjurmë të Landi Kondaj. Pasi 38-vjeçari nuk u bë më i gjallë, i vëllai udhëtoi drejt Gjermanisë për të rënë në kontakt me shokë, por edhe me vetë pronarin grek, ku punonte prej 10 vitesh 38-vjeçari. Pronari ia pohoi se kishin pasur një debat bashkë me shqiptarin nga Tepelena, por ai nuk kishte mësuar më pas drejtimin që mori ai pasi u largua. Në dijeni të familjarëve i riu jetonte i vetëm. Më herët ka jetuar në Greqi, madje i pajisur me dokumenta të rregullta. Atë kohë ikte dhe vinte në Shqipëri, por zhvendosja e tij në Gjermani prej një dekade nuk e ktheu më në atdhe.Familjarët e përshkruajnë një tip të mbyllur dhe me raste nuk komunikonte me ta edhe për 3-4 muaj me radhë. Dikur aktiv në rrjetet sociale, Landi ka postuar për herë të fundit në profilin në facebook shkurtit e vitit 2017.Dikur me një dëshirë të madhe për të emigruar në kontinentin amerikan, familjarët nuk dinë të thonë me siguri nëse vërtetë ai mund të ketë marr këtë rrugë të gjatë pa kthim, drejt asaj që për të mund të ishte toka e premtuar.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке