Shije Shtëpie - Biskota që shkrihen në gojë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Biskota që shkrihen në gojë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

100 gr gjalpë (ambienti)

80 gr sheqer

2 vezë

140 gr mjaltë

400-430 gr miell

1 pako pluhur pjekës

90 gr arra

Në një tas vendosim gjalpin në temperaturën e ambjentit ose pak të tretur, shtojmë sheqerin dhe vezët. I përziejmë me tel dore ose rrahëse vezësh elektrike. Shtojmë mjaltin dhe vazhdojmë përzierjen për 2 minuta. Fillojmë dhe shtojmë miellin pak nga pak duke e përzier me dorë ose me përzierjen e brumit shtojmë pluhurin pjekës dhe një majë lugë kripë. Punojmë brumin derisa të formohet një brum i butë.

E lëmë brumin të pushojë për 15 – 20 minuta të mbuluar në tas. Më pas e presim në kubikë me brinjë 2 cm, të cilat i punojmë me duar duke i dhënë formën e një kulaçi të vogël. E lyejmë sipërfaqen me të bardhën e vezës e më pas i zhysim arrat e grira imët. (Arrat i grijmë në grirësen e qepës).

Vendosim biskotat në një tepsi ku kemi vënë letër pjekje dhe i vendosim në furrë në tempearaturën 180 gradë për 20 minuta. I vendosim në një pjatancë dhe i shërbejmë me kafe ose çaj.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке