4 ditë duke ecur, Fevziu vë duart në kokë kur takon turistin në mes të askundit

Описание к видео 4 ditë duke ecur, Fevziu vë duart në kokë kur takon turistin në mes të askundit

Emisioni “Opinion” në Tv Klan transmetoi këtë të martë magjinë e veriut të Shqipërisë. Gazetari Blendi Fevziu eksploroi “Shtegun e Ngjyrave”, një bukuri e mahnitshme shqiptare.

Ai ishte edhe tek vendi i quajtur “Guri i Mëngjesit” ku ndahen Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Aty Fevziu pa një turist të huaj i cili i vetëm zbriste në këmbë.

Turisti quhej Pavol Littera, një sllovak që kishte ecur në këmbë 4 ditë nga Peshkopia. Ky fakt bëri që Fevziu të vinte duart në kokë.

Blendi Fevziu: Çfarë bën këtu në mes të askundit?

Pavol Littera: Jam me pushime.

Blendi Fevziu: Me pushime? Si e gjete rrugën të vish deri këtu?

Pavol Littera: Kisha një guidë dhe diskutova me disa nga miqtë e miqtë e mi që kanë qenë më herët këtu dhe ma rekomanduan këtë vend kështu që erdha.

Blendi Fevziu: Po vjen nga Kosova?

Pavol Littera: Jo, po vij nga Peshkopia.

Blendi Fevziu: Nga Peshkopia, duke ecur?

Pavol Littera: Po, duke ecur.

Blendi Fevziu: Sa i gjatë ishte udhëtimi?

Pavol Littera: Katër ditë.

Blendi Fevziu: Katër ditë duke ecur?

Pavol Littera: Katër ditë të bukura./tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке