E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (15 shtator 2019)

Описание к видео E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (15 shtator 2019)

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-e...

“Shihemi në gjyq” e nis sezonin e 8-të të transmetimit me një histori ndryshe nga ato që kemi parë përgjatë këtyre viteve. Fatimja dhe vajza e saj Sonila po përballen prej vitesh me një problematikë të vështirë. Nga një bashkëjetesë gati 23-vjeçare, Sonila ka sjellë në jetë një djalë që sot është 7-vjeç. Fatimja kërkon nga Sonila që ajo të bindë babain e djalit ti japë atësinë, por ai ndërkohë është i martuar. A mund të gjendet një zgjidhje për këtë rast?

Fatimja :E kam sjellë vajzën dhe i kërkoj atësinë e djalit, se bashkëjeton me një nga Bradasheshi ka 23 vjet. Nuk e mbaj dot më në shtëpi. Mua më kanë vdekur dy çuna. Djali i saj u bë 7 vjeç dhe i kërkoj atësinë. Unë e njoh kush është ai, ka ardhur çdo natë në shtëpi. Nuk e linte të martohej vajza, i thoshte do të vras …

Sonila: Kam bashkëjetuar 23 vjet me Gëzim Llashanaku Ibrahimi, në fillim më gënjeu më tha jam i pamartuar në vitin 97. Unë isha 17 vjeç kur e njoha, dhe Gëzimi ishte 26 ose 27 vjeç. Ishte viti 97 dhe u njoha në Elbasan, më gënjeu me tha jam beqar, pas dy vitesh e mora vesh se kishte një vajzë, 5 vjeçe. Kur e mora vesh më thoshte hiq dorë po ta mbajti, do të vras, do të bëj, unë nuk e dua bashkëshorten, ma ka bërë halla gruan, nuk e dua, do ta përzje. Unë i thashë do heq unë dorë, por ai nuk donte. Përfunduam në polici dhe i thoshte policisë do i mbaj dy gratë.

Sonila nuk ka pasur fëmijë për 15 vite. Më vonë ka mbetur shtatzënë. Ndërkohë që Gëzimi kishte një martesë tjetër dhe kishte dhe fëmijë.

Sonila: Ai nuk më linte të martohesha, “nëse nuk e do vetën tënde martohu”, më thoshte. Më pas erdhi në jetë djali, Jorgito. Unë me atë e kaloja shumë mirë. Ne jemi në Fushë Mbret, ai në Bradashesh, nuk jemi shumë larg. Ai u bë më vajzë të dytë dhe nuk më tregonte. Unë kam punuar dy vjet me gruan e tij. Ka lokal dhe servis. Kam punuar me burrin e motrës së atij, vinte e shoqja u zinte me mua dhe thoshte lloj- lloj fjalësh, ai i thoshte s’ke punë me atë...

Комментарии

Информация по комментариям в разработке