Stop - 17 Prill 2024 (Emisioni i plotë)

Описание к видео Stop - 17 Prill 2024 (Emisioni i plotë)

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Zbulohet origjina e panjohur e Ilir Metës, kë ka fis kreu i PL-së

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta doli sot sërish në një komunikim të gjatë me mediat. Duke sulmuar Spakun dhe kreun e kësaj strukture Altin Dumani, Meta zbuloi, se bën pjesë në fisin e Vojo Kushit, ndaj nuk trembet.

“Pa u shly kredia, nuk hyn njeri”, djali nxjerr në rrugë nënën 86-vjeçare

Esma Toluli është një e moshuar 86 vjeç, e cila prej 3 muajsh, sorollatet sa në një hotel në tjetrin, pasi në apartamentin e saj në rrugën “Margarita Tutulani” ka qiraxhi. Zonja tregon, se ka firmosur disa letra në gjermanisht me mendimin, që kishte firmosur, se pas vdekjes së saj apartamentin ia linte djalit. Por me atë firmë djali i ka ndryshuar pronësinë e apartamentit. Esmaja kërkon me lot në sy, që të futet në banesë pasi, sic thotë, ajo, kërkon të vdesë aty. Sipas ekspertit Fatmir Laçej,duhet të kishte kontratë dhurimi, që apartamenti t’i kalonte djalit. Ne komunikuam me djalin e Esma Tolulit, Haxhiun, i cili thotë, se nëna dhe motrat e kanë mashtruar dhe aparatemnti është lënë në një bankë të nivelit të dytë si koletaral. Pa shlyer ajo kredi, thotë Haxhiu, askush nga familja nuk futet në atë apartament.

“Ka ilaçe të tjera”, pacientët me kancer nuk marrin medikamentin kryesor

Në 21 mars 2024, transmetuam problemin e një zonje të diagnostikuar me kancer në mitër jashtë vendit, pas të cilit nisi trajtimin me Lyparaza Olaparid. Ajo tha, se këtë medikament nuk e gjen te shërbimi i onkologjisë. “Stop” tregoi, se në QSUT nuk është ky ilaç, por në farmaci private gjendet dhe kushton 3 mijë euro. Nga shërbimi i onkologjisë na thanë, se për këtë diagnozë ka një sërë ilaçesh te tjera me rimbursim. Ne u konsultuam me ekspertë të fushës, të cilët i mëshuan rëndësisë për mbijetesë tek pacientët me tumor të këtij medikamenti.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке